80 vjet më parë dhe sot

redaktor

Nga Jens Thurau

Para 80 vjetësh filloi Lufta e Dytë Botërore. Për shkak se ajo pati kaq shumë pasoja, shumë vetë e ndjejnë shpesh sikur ka ndodhur tani afër.

Pas luftës, gjenerata, që mori pjesë aty heshti kryesisht. Fëmijët dhe nipërit shtruan pyetjet, dhe vonë, shumë vonë u dhanë përgjigje për tmerrin që kishte ndodhur, u fol për atë, se çfarë u kishin bërë gjermanët fqinjëve të tyre.

Shumë gjëra janë zbardhur që atëherë, por ende ka vende bosh, lëndime, distanca të pakapërcyera deri më sot. E ato do të mbeten për një kohë të gjatë, ndoshta përgjithmonë.

Politikisht, koha pas luftës e parë nga ana globale nuk ishte paqësore. Kur u ulën armët në Europë, SHBA vuri në përdorim bombën atomike. Pas saj erdhën lufta e Koresë dhe e Vietnamit, luftërat në Lindjen e Afërt, regjime ushtarake në Amerikën Jugore.

Edhe në Europë konfliktet e reja ishin shumë pranë: Jugosllavia u shpërbë në mënyrë të përgjakshme në shtete të vogla, sulmi në SHBA më 11 shtator 2001 e preku thellë edhe Europën. Por shumica donte edhe një kohë të gjatë pas lufte sidomos një gjë: Kurrë më shkatërrime lufte, kurrë më nacionalizëm!

Gjermania u pajtua me Francën dhe me fqinjët e tjerë perëndimorë. Willy Brandt u gjunjëzua në Varshavë. Bashkimi Europian u rrit e u zgjerua, një projekt i paqes, një titullim i përdorur kaq shpesh nga politikanët. Muri i Berlinit ra, Lufta e Ftohtë mori fund, dhe për një moment u duk, se mund të ngrihej vërtet një botë e re multilaterale. Nelson Mandela u zgjodh president i Afrikës Jugore. Bill Clinton erdhi në vitin 1994 në Berlin dhe lëshoi thirrjen: „Gjithçka është e mundur!”

Jens Thurau

Po, kështu dukej, gjithçka e mundur. Shtetet lindore të Europës u bashkuan me BE në mënyrë të vetëkuptueshme. Edhe ato janë po aq europiane, si shtetet në perëndim të kontinentit.

Tani jemi në vitin 2019.

80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore të bien në sy fytyra të frikësuara, sidomos tek të moshuarit. Nacionalizmi është rikthyer ashtu si nxitja e urrejtjes kundër njerëzve, që vijnë nga një vend tjetër ose kanë pamje ndryshe. Në Shtëpinë e Bardhë qëndron një populist, një tjetër qeveris në Londër.

Politikanët e mençur luftojnë për projektin e paqes me emrin Bashkim Europian. Shpejt gjenerata e re, (nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli) do të përjetojë, se çfarë do të thotë, kur një vend si Britania e Madhe ngre mure të rinj.

Ditë të tilla përkujtimore si tani në Poloni, bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Por shumë më tepër dialogu me dëshmitarët e paktë të kohës, që i kanë parë me sy tmerret e papërfytyrueshme të atyre viteve.

Qendra qytetare në Europë, sidomos në Gjermani, duhet të jetë e gatshme të luftojë për arritjet e pas vitit 1945 – për demokracinë, humanitetin, ndërkombëtarizmin. Ashtu si në vitin 1989 e bënë këtë njerëzit në RDGJ. Armiq të demokracisë ka mjaft. Ata nuk vijnë me tanke, si dikur, për luftën moderne cyber nuk nevojiten ushtarë, të paktën në Europë.

Nuk është e vërtetë, që populistët, ata që çirren, urrejtjenxitësit janë në shumicë. Problemi është, se të arsyeshmit heshtin.

Kësaj duhet t’i jepet fund – ky është mësimi sot 80 vjet pas fillimit të luftës.

E këtu bën pjesë kujtesa publike për krimet e asaj kohe.

 

*****

Botuar në Deutsche Welle. Titulli është i redaksisë

Share This Article
6 Comments
  • Tregojeni te verteten!!!!!
    Polonia u sulmua njekohesisht nga ushtria gjermane edhe sovjetike. Ushtria gjermani pushtoi Polonine deri tek Vija Kurzon. Sipas marreveshjes gjermano-sovjetike gjysmen lindore e pushtoi ushtria sllave pas dy javesh.

  • Me hyrjen e shqiperise europa do forcohet.Kane frike te na fusin se ja mer Rama timonin nga duart,nga Luli nuk kane shume merak se eshte i shtruar,ben ca i thote Berisha.Ne aq duam sa te futemi njehere ne valle, pastaj e dime vete

  • E verteta jane dokumentet historike , jo deshire ime e vertete, apo deshira juaj, qe e quani te vertete.
    E verteta historike eshte qe Bashkimi Sovjetik perballoi bushmen naziste I vetem deri ne 44-tren.
    I vetem, kjo eshte e verteta historike.
    Nje e vertete tjeter eshte qe aleanca perendimire u fut ne lufte vetem kur pa qe ushtria e kuqe po çlironte tere Europen, e vetme.
    Te tjerat germoi ne arkivat e sotme, se kane dale sheshit.
    Dihet qe kisha katolike polake, ka qene nje aleate e ngushte e gjermaneve.
    Germo se do e gjesh te verteten ne dokumente.

  • Në ceremoninë përkujtimore të fillimit të Luftës së Dytë Botërore në Wielun, presidenti federal Steinmeier i kërkoi falje Polonisë në prani të të ftuarve nga tridhjetë vende të botës, duke u shprehur se Gjermania nuk do ta harrojë kurrë dhe se e pranon fajin e rëndë historik.

    Presidenti polak Andrzej Duda nga ana e tij përshkroi tmerret e bombardimeve dhe më pas e falenderoi presidentin gjerman për atë qëndrimin e tij nga krahu i së vërtetës me fjalët: “Kjo e vërtetë mund të japë falje dhe të ndihmojë miqtë tanë.”.

    Ja dhe linku per timondhjerin me poture dhe atlete (ose pa arme dhe pa uniforme)

    https://www.zdf.de/nachrichten/heute-sendungen/videos/gedenkfeiern-zum-beginn-des-zweiten-weltkriegs-102.html

  • Ky Gjermani-THURAU pershkruan shume bukur situaten 80 vjet me pare dhe sot.Ai nuk shpreh mellef,veçse …kritikon “…populistet ata qe çirren-urrejtenxitesit jane me shumice.Problemi eshte,te arsyeshmit heshtin..”
    -Une i linduri ne ato vite-80 vjet me pare dua te di..Ne Italia na sulmoi ne 7 prill 1939,pse nuk quhet kjo date fillimi L2B..!? Kjo dihet se tradhetari Ahmet Zogu e lejoi vete pushtimin ne menyre paqsore. Ndaj “Hallall i qofte busti ne mes te Tiranes ngritur nga Saliu me perkrahjen e Edi Rames..”.
    -Perkujtimorja e djeshme ne POLONI duhet te jete nje reflektim nga qeveria e PS per te festuare me krenari 29 nentorin e çlirimit tone,duke filluare qe me krijimin e Brigatave Partizane,restaurimin e vorrezave te deshmoreve..deri te propagandimi e çjerrja e maskes se Ballisteve,legalisteve,Zogisteve,etj.
    -KM Rama te ndryshoi qendrimin ndaj M.Frasherit,te shkarkoi Agron Tufen dhe te shkuli me rrenje bustin e A.Zogut.PIKE

  • 80 vjetori i fitores mbi fashizmin solli një ndryshim epokal,ndryshim i cili duhet të jetë shtylla qëndrore e paqes në Europë dhe Botë.
    Ky ndryshim u frymëzua te projektuesit e mëdhenj të Europës së Bashkuar, nga deduksioni se e arthmja duhet të ndërtohet mbi paqen mes popujve,mes bashkimit të tyre, duke luftuar
    Nacionalizmin,instrumentin që sjell luftra;Prandaj thirrja që evokon gazetari-” Kurrë më shkatërrime lufte, kurrë më nacionalizëm!”që qe thirrja e nismëtarve të burrave të shtetit Gjermano-Francezë të pas luftës mbetet e vetmja alternativë e paqes së qëndrueshme dhe sigurisë së popujve.
    Çelësi i vetëm që dëmton këtë mision është harreesa e vuajtjeve,tmerreve dhe shkatërrimeve që solli ajo luftë.
    Prandaj me shumë të drejtë artikull shkruesi Thurahu na nxit te ky harrim, nëpërmjet kujtesës së gjallë nga ata që e kanë jetuar atë,duka na porositur EJ!:”Dialogoni me dëshmitarët e paktë të kohës, që i kanë parë me sy, tmerret e papërfytyrueshme
    të atyre viteve”-dhe vazhdon me evokimin e situatës se-:
    “Nuk është e vërtetë, që populistët, ata që çirren, urrejtjenxitësit janë në shumicë. Problemi është, se të arsyeshmit heshtin.Kësaj duhet t’i jepet fund – ky është mësimi sot 80 vjet pas fillimit të luftës.
    E këtu bën pjesë kujtesa publike për krimet e asaj kohe”
    Këjo është thirrja e kohës,Ky është objektivi sot.
    Ky objektiv shtron imperativin edhe për ne.Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet ti bashkohen Europës një orë e më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *