Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Në Siri nisi shkatërrimi i armëve kimike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Në Siri nisi shkatërrimi i armëve kimike
Bote

Në Siri nisi shkatërrimi i armëve kimike

anazapta
Published October 6, 2013
Share
SHARE

 

Procesi i shkatërrimit të arsenalit kimik nën zotërimin e regjimit sirian filloi sot. Lajmin e bën të ditur një funksionar i Organizatës që operon për ndalimin e armëve kimike, e cila po çon përpara programin e  përcaktuar më 28 shtator në Këshillin e Sigurisë të OKB-së

Të dielën, më 6 tetor, nisën operacionet për çmontimin dhe shaktërrimin e arsenalit kimik sirian nga një grup ekspertësh të çarmatosjes. Këta ekspertë janë pjesë e Organizatës që operon për ndalimin e armëve kimike, e cila po çon përpara programin e Kombeve të Bashkuara. Më 28 shtator, Këshilli i Sigurisë votoi në unanimitet një rezolutë e cila i imponon presidentit të regjimit, Bashar al Asad, që të nxjerrë jashtë përdorimit armët kimike që disponon brenda 9 muajsh.

Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “Agence France Press”, një anëtar i organizatës që ndodhet në Siri ka shpjeguar se do të shkatërrohen bombat që lëshohen nëpërmjet avionëve dhe pajisje që shërbejnë për përzierjen e komponentëve kimikë, ndërsa makineri të tjera të rënda do të kalojnë mbi raketa që përmbajnë në trupin e tyre gaz sarin, për t’i shkatërruar ato.

Misioni i inspektorëve ndërkombëtarë filloi më 2 tetor, datë në të cilën mbërritën në Siri: përveç operacioneve të çmontimit, ekspertët po çojnë përpara një sërë hetimesh për të verifikuar informacionet e ofruara nga qeveria mbi arsenalin kimik në vend, i vlerësuar në rreth 1000 tonelata armë kimike.

Sipas asaj që shkruan “New York Times” Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë menduar për një program afatshkurtër, për të shmangur pengesa të mundshme të organizuara nga regjimi dhe për të kufizuar kohën e operacioneve të ekspertëve, me qëllim për të tuteluar sigurinë e tyre: Lëvizjet e tyre nuk janë bërë publike, si për arsye sigurie ashtu edhe për të lejuar qeverinë siriane që të ruajë sekretin ushtarak mbi lokalizimin e arsenalit të saj.

Presidenti Bashar al Asad i ka siguruar inspektorët për bashkëpunim të plotë, ndërsa rebelët nuk kanë dhënë asnjë lloj sigurie. Gjërat janë ndërlikuar edhe më tej nga fakti se një e treta e zonave ku gjenden armët kimike të Sirisë janë jashtë kontrollit të qeverisë. Ndërsa disa prej atyre që ndodhen në kontrolin qeveritar janë të arritshme vetëm nëpërmjet rrugëve që tashmë janë vënë nën kontrollin e rebelëve.

Funksionarët amerikanë të cituar nga “New York Times” shpjeguan se gjatë ditëve të para të nëntorit një skuadër ekseprtësh sirianë, nën kontrollin e inspektorëve ndërkombëtarë do të merret me shkatërrimin e pajisjeve të tjera kimike. Për çarmatim do të përdoret edhe një sistem i lëvizshëm dhe i sofistikuar i projektuar nga Pentagoni, i quajtur “Field Deployable Hydrolysis System” që duhet të neutralizojë sasi të mëdha produktesh kimike pasi të jenë transportuar jashtë Sirisë: Sistemi është në gjendje që të konvertojë agjentët kimikë që mund të përdoren për qëllime ushtarake. Një funksionar i Departamentit të shtetit ka thënë se ky sistem i lëvizshëm duhet të shkurtojë kohën e operacioneve brenda gjysmës së 2014-s. /D.Gjuzi

 

anazapta October 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?