Anëtari i ri i KLP-së, nën hetim për ‘zhdukje të fashikujve hetimorë’

redaktor

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 11 prill u shoqërua me debate të ashpra në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve.

Një grup prej 45 prokurorësh kundërshtuan votimin e Stakës si kandidat i vetëm në KLP duke kërkuar rihapjen e garës; ndërkohë që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e mbështeti më forcë kandidaturën e prokurorit nga Shkodra.

Përpara se kandidatura e Stakës t’i paraqitej për votim mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë verifikime dhe ka arritur në përfundimin se kandidati plotëson kushtet për në KLP, duke qenë se ka 20 vite në detyrë, nuk ka pasur masa disiplinore në karrierën e tij dhe se nuk figuron anëtar ose bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Megjithatë, çfarë nuk thuhet në relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme është fakti se në momentin që u votua si anëtar i KLP-së, Staka ishte nën hetim, i referuar nga vetë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi tregojnë që Staka po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të zhdukjes së fashikujve hetimorë.

“Aktualisht, për shkak të kompleksitetit të hetimeve çështja është në fazën e kryerjes së veprimeve hetimore dhe administrimit të provave,” tha Prokuroria e Shkodrës.

Hetimet ndaj Stakës nisën si pasojë e akuzave të bëra në media se ai ka falsifikuar dosjet- objekt rivlerësimi gjatë procesit të vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

I pyetur për hetimet e Prokurorisë së Shkodrës, anëtari KLP-së, Vatë Staka i tha BIRN se nuk kishte dijeni për to dhe se nuk mund të shprehej. Staka gjithashtu refuzoi të komentonte ndaj akuzave që i janë bërë më herët në media për tjetërsim të dosjeve.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi në lidhje me procedurën e filtrimit të kandidaturës së Stakës për në KLP, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk ktheu një përgjigje të martën.

Tentativa e parë e Stakës për t’u bërë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pati sukses, pasi kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e shumicës së prokurorëve gjatë zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2018. Megjithatë, duket sikur Staka nuk e dekurajua nga rezultati.

Pas shkarkimit nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i prokurores Antoneta Sevdari dhe hapjes së një vakance të re në KLP, prokurori i Rrethit Gjyqësor Shkodër kandidoi përsëri dhe këtë herë u përzgjodh, pasi ishte kandidati i vetëm në listë.

Besar Likmeta / Marrë me shkurtime nga BIRN

 

Share This Article
3 Comments
  • Thone qe gjithe boten eka krijuar Zoti Madh,ndefsa Shqiperine e ka krijuar shejtani(qofte largu)duke shkulur 1 qime nga bytha te cileñ e hodhi poshte duke thañe te shòfim ç’fare mund te krijoj edhe une,keshtu qe s’kishte ç’te dite tjeter,perveç shqiperise.Duhet tembushen aq vjet sa kane kalur nga koha Pamvaresise qe te transformohen dhe te edukohen jashte vendit ato qe do krijojne,Shqiperine e Re te standarteve Botnore

  • Ore thirrini mendjes dhe mos beni sikur urrrraaa drejtesia e re… u zhduk korrupsioni… Te gjithe pa perjashtim ne ate sistem ke superkalbur drejtesie jane nga i pari tek i fundit jo te korruptuar por kriminele. PIK.

  • Me i miri, ka vrare dy. Fshesa vetingut duhej te pastronte dhe ndalonte nga deryra te gjithe listen emerore te njerezve te “drejtesise”, per kontributin e tyre negativ. Mund te “shpetonin” vetem ndonje hero te rralle qe ka hapur procese kunder kolegeve te tij per korrupsion. A ka ndonje te tille?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *