“83 shtete rrezikojnë të zhduken”

Ornela

Traktati i Parisit për Ndryshimet Klimatike është shumë i rëndësishëm për globin, pasi 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta me rritjen e niveleve të deteve.

Kjo është deklarata e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili foli në Berlin mbi rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe arritjet e Unionit. Ai tha se monedha e përbashkët, tregu ndërkombëtar dhe paqja në Europë janë disa prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

Ndërsa lidhur me Traktatin e Parisit, Juncker tha se marrëveshja ka obligime ligjore ndërkombëtare. “Nuk ka ta bëjë vetëm me të ardhmen e njerëzimit në Europë; mbi të gjitha ka të bëjë me të ardhmen e njerëzve gjetkë. 83 shtete rrezikojnë të zhduken nga harta teksa nivelet e deteve rriten, nëse nuk jemi të vendosur në nisjen e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Dy ditë më parë, Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-ve nga Traktati i Parisit që synonte të luftonte ngrohjen globale, shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit të deteve.  Vendimi i tij ka provokuar kundërshtimin e fortë të liderëve anekënd botës.

Share This Article
1 Comment
  • Qeshtja eshte se Shtetet qe rrezikojne te zhduken,nuk emertohen se kush jane!Problemi i sotem pa bere metafora eshte se lufta mund te rrezikoje,Shtetet me pasuri uji.Nuk ka lufte me per vaj(benzin,dizel,ne pergjithesi thuhet nafte).Shtetet qe kann fatin te ken pasurin sot per sot ,por edhe ne te ardhmen keshtu do te jete ,pra pasurin me te shtrejte ne bote ujin,do te ballafaqohen me tentativa pushtimi latente por edhe te hapura.Pra pasuria me e qmuar sot per sot ,dhe keshtu do te jet ne te ardhmen uji,qe Shqiperia ka fatin ta ket me shumice,eshte mire te miradministrohet,por nuk them te privatizohet..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *