Meta korrekt me orarin, në Presidencë në 05:00 të mëngjesit (VIDEO)

Elena Tase

Ashtu si njoftoi një ditë me parë, kreu i shtetit, Ilir Meta ka qëne i perpiktë me orarin.

Ai ka mberritur në Presidencë ne orën 05:00 të mengjesit të ditës së sotme, ashtu si  kishte shkruar në letrën dërguar kryeministrit Rama, te cilin e ftonte në takim në Presidence nga oran 05:00 deri ne 13:00 të dites së sotme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e Presidencës duke nisur nga ora 09:00. Ndërkohë kreu i maxhorancës deri tani ka refuzuar ftesën e Presidentit duke e  justifikuar atë  me angazhimin e tij në fushatën elektorale.

 e.t./dita

Share This Article
4 Comments
  • Halli vella halli . Paraja blen dyshekun por jo gjumin. Kundershtaret thone se e ben per hall te tija se mos e fusin ne burg . Perkrahesit thone se nuk e ze gjumi per hallet e popullit. Kush e di si e ka hallin?

  • Zgjohet i pari i vendit
    që në pikë te mëngjesit
    për të qenë korrekt me veten
    i prish gjumin dhe këndesit!

    Ç’të ka gjetur o Ilir
    pse e bën gjith këtë humor?
    ti je i pari i vendit
    nuk je klloun as gaztor!

    Burrin e mban lidhur fjala
    burri nuk lidhet për huri
    po ty o i parë i vedit
    të është këputur oshkuri!

    Të quaj të parë të vendit
    për pozicionin që ke
    po të të thosha një emër
    do të thërrisja halė..

    Hale dhe e mbushur plot
    që se lajnë rrëketë e shiut
    në erë e në kutërbim
    ia kalon mender Saliut!

    Zura në gojë Saliun
    nuk doja të të bëj be
    kam kohë që e kam fshirë
    nga lista atë hale!.. 

    Po ç’të bëj, më detyrove
    biri i Rexhep qerratait
    loz me kolltukun që mban
    sikur është pronë e babait!

    Të është shtrënguar kulari
    që zgjohesh që në mëngjes
    me kë e ke marë takimin
    që shkon në zyrë që në pesë?

    Të është prishur gjumi i natës
    të është shtuar ligësia
    po të djeg zjarri nën këmbë
    po afrohet drejtësia!

    Premtove para ca kohësh
    do shkoje në vetëflijim
    sot është dita për ta bërë
    do të quhej akt sublim!

    Prit në zyrë deri në 1
    ashtu si ke marë takimin
    pastaj hiqja vetes një
    kështu do ta mbash premtimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *