Moti i keq në Itali, 18 të plagosur

Edona Llukacaj

Prej disa ditësh Italia është përfshirë nga reshje dhe stuhi të forta të cila kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për më tepër, reshejt kanë rezultuar edhe në lëndime në njerëz.

Në fakt, këtë të mërkurë Pescara është përfshirë nga një stuhi breshëri, cili ka lënë të plagosur 18 persona. Të plagosurit janë transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në një video të publikuar në You Tube, shihet që breshëri ka pasë përmasa shumë të mëdha, pa llogaritur sa i pazakonshëm është ky fenomen për klimën mesdhetare në muajin korrik.

Reshjet e breshërit të ditës së sotme kanë rezultuar edhe në shkatërrimin e disa automjeteve apo dyerve dhe dritareve të shtëpive.

Nga reshjet dhe stuhitë e pazakonta janë përfshirë edhe  Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=227NtwF_j90

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *