85 milionë euro për talentin e Leicester

Leda Hysa

Më në fund Guardiola ka arritur një prej synimeve të tij në merkato.

Siç raportojnë mediat angleze, Manchester City dhe Leicester kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Riyad Mahrez për shumën e 85 milionë eurove.

Në Angli nuk ka më dyshime, për “Sun” dhe “Mirror”, dy gazetat më të madha në vend, mungon vetëm zyrtarizimi: Mahrez do të kurorëzojë ëndrrën për të luajtur me Manchester City-n e Guardiolas.

Leicester, që në janar kishte vendosur barrikadat përreth lojtarit ka pranuar ta lëshojë algjerianin për 75 milionë sterilina, e cila me kursin e sotëm të këmbimit është e barazvlefshme me mbi 85 milionë euro.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *