Erion Habilaj
Qeveria shqiptare ka miratuar dje dietat për ekipet e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Afganistan, Bosnjë dhe Kosovë. Por veç përcaktimit të dietës në specifikë të vendit ku shërbejnë, ka dhe një vendim për përjashtimin e taksimit të dietës ditore që deri tani llogaritej si e ardhur personale dhe taksohej në masën 10 për qind. Por sipas relacionit të këtij vendimi, kjo masë do të hiqet, duke përfituar 85 ushtarakë që shërbejnë me misione jashtë vendit. Në bazë të vendimeve të miratuara dieta për ditët e qëndrimit të ekipit këshillues ushtarak të FA në operacionin ushtarak “ISAF” në Afganistan është 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore. Ndërkohë për pjesëmarrësit në misionet ‘EUFOR’ në kuadër të operacionit ushtarak ‘ALTHEA’ në Bosnje Hercegovinë, dieta për ditët e qëndrimit do të jetë 6 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore. Pjesëtarët e FA-ve të përfshira në ekipin operacional të Aleancës të Komandës së Bashkuar të Kundërzbulimit në operacionin ushtarak ‘KFOR’ në Kosovë kanë një dietë ditore prej 8 mijë lekë, ndërsa ushtarakët e përfshirë në operacionin ushtaral ISAF në Kandahar, Afganistan, kanë një dietë ditore 12 mijë lekë. Ushtarakët e përfshirë në operacionin ndërkombëtar KFOR në Kosovë, sipas vendimit të Qeverisë, kanë një dietë ditore prej 4 mijë lekësh. Ndërsa pjesëmarrësit në operacionet ushtarake në shtabe të ndryshme në Afganistan kanë një dietë ditore prej 9 mijë lekësh. Kjo dietë tashmë do të përjashtohet nga taksimi 10 për qind, e argumentuar me faktin e vështirësisë së ushtrimit të misionit të tyre jashtë atdheut.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

Mirë,shumë mirë është vendosur për heqjen e taksës nga dietat ditore. Trupat tona ne Afganistan veprojnë si “trupa luftimi” sepse marin pjese në operacione luftarake,ndersa ne Bosnjë e Kosove veprojne si “trupa paqeruajtese”? Kam shkruar para 2-3 vjetesh te gazeta ” Albania” për vjeljen e kesaj takse qe e quaja”taksë gjaku” por ritvan rakickes i hyri nga nje vesh dhe i doli nga tjetri!? Me pëlqen menyra si e kini trajtuar këtë çështje Erion? Por ama ta dish,- “Sokrati ta kalon”? Nuk është botuar i plotë këtu “online”. Këshuqë prit ndonjë “dajak” tjetër nga unë? Nderime autor!