Nga Gjergj Erebara
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur kundërshtarët apo kritikët e tij me “gjoba të majme” në rastet kur ai gjykon se ndaj tij dhe qeverisë së tij po shpifet. Kërcënimi apo proceset gjyqësore civile apo penale për shpifje nuk janë të reja në Shqipëri dhe as nëpër botë, ku akademikët i kanë vënë edhe një emër “Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike.”
Në vitet 1980, dy akademikë amerikanë shkruan një libër me titull: Slapps: Getting Sued For Speaking Out (Slapps: Të të hedhin në gjyq sepse ke folur), ku përshkruan se si në historinë e Amerikës, të famshmit, të fuqishmit dhe të pasurit, individë apo korporata, kanë abuzuar me të drejtën për të ngritur padi në gjykatë me synimin e shtyrjes së kritikëve drejt heshtjes.
SLAPP është një akronim për Strategic Litigation Against Public Participation, (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një fenomen ku një individ me pushtet apo një korporatë synon të shtyjë kritikët (ose jokritikët) drejt heshtjes përmes kërcënimit për pasoja të rënda financiare apo ngritjen e padive civile, ndjekja e të cilave mbart kosto të lartë e shpesh të papërballueshme për kritikët (ose jokritikët që japin raportime faktesh që të pushtetshmëve nuk u pëlqejnë).
SLAPP hyri kështu në terminologjinë juridike si rasti kur pushteti padit për shpifje apo dëm moral apo dëm jopasuror, pavarësisht nëse padia ka apo jo shanse për të fituar në gjykatë, por me arsyetimin se vetë procesi gjyqësor shkakton frikë dhe frika shkakton heshtje.
Duke qenë se padi të tilla zgjasin me vite, korporatat e kanë gjetur SLAPP si një zgjidhje të parapëlqyer për çështje aktuale.
Fjala vjen, nëse dikush proteston kundër ndërtimit të një pallati, ndërtuesi ngre padi, (zakonisht për shpifje) për ta frikësuar protestuesin. Edhe nëse padia rrëzohet në gjykatë, gjyqi ka gjasa do të zgjasë muaj me radhë ndërkohë që protestuesi është i frikësuar nga rreziku për gjobë dhe pallati vijon të ndërtohet.
SLAP konsiderohen një problem i madh për demokracinë për shkak se janë një teknikë shumë efikase, veçanërisht në duart e korporatave të mëdha. Nëse një qytetar ankohet ndaj një korporate, kjo e fundit ka para për të paguar avokatë për të ngritur padi. Ndryshe nga korporata, qytetari shpesh nuk i ka mjetet financiare apo vihet në vështirësi ekonomike për të paguar një avokat.
Pavarësisht nëse korporata e fiton apo jo gjyqin, të gjithë të tjerët që kanë menduar të kritikojnë korporatën, do të tremben nga ideja se mundet edhe ata të hidhen në gjyq.
Me pak fjalë, pabarazia e armëve në një proces gjyqësor përbën thelbin e ekzistencës së SLAP.
Paditë civile apo akuzat penale të ngritura nga politikanët ndaj gazetarëve apo qoftë edhe vetëm kërcënimet për padi apo akuza, kanë gjithashtu edhe efektin negativ në imazh, pasi vetë akuza për shpifje përbën një sulm verbal në të cilin politikani përdor fuqinë e tij mediatike për të sharë një gazetar që nuk ka të njëjtën fuqi mediatike.
Në Shtetet e Bashkuara një numër shtetesh, mes të cilave, Kalifornia është më e përparuara, kanë miratuar ligje-antislapp.
Logjika e këtyre ndërhyrjeve ligjore është e thjeshtë. Pala e paditur për shpifje, apo shkelje tëtë drejtave të autorit, nëse e gjykon se ka të bëjë me SLAPP, mund të ngrejë një kundërpadi duke argumentuar se çështja që ai po mbron është një çështje e interesit publik.
Në këtë pikë, gjykata ka për detyrë të ndërpresë gjykimin në rast se çështja gjykohet si interes publik.
Në Europë nuk ka ende një përpjekje sistemike për të trajtuar një problem të tillë. Megjithatë, që nga viti 2018, një grup europarlamentarësh i ka kërkuar Komisionit Europian të krijojë një direktivë për mekanizëm kundër gjyqeve të tilla, ose për të ngritur mekanizma të asistencës ligjore falas në rastet e akuzave për shpifje.
Më shumë për SLAPP, mund të lexohet duke klikuar KËTU

Problemi nuk ka vetem nje kend veshtrimi, por ka dy. Shume mire e ke trajtuar nga njera ane, po nga ana tjeter, kur shpifja sot, ne shoqerine shqiptare, eshte bere mjeti me i zakonshem per denigrim dhe perfitim te pamerituar, si i behet?
Une nuk besoj ne njerez si ky Erbara, sepse kam lexuar shume shkrime te tij edhe ketu ne gazeten Dita dhe , pavaresishte aktualitetit, jane shume tendecioze. Eshte njeri me ngarkesa tendecioziteti per te mos thene nje dore e fshehte diku ky Gjergj Erbara. E kam degjuar dhe ne emisioni ku gazetaret e lidhnin live. U rendon shume botes shpirterore te njerezve vetem qe te realizoje ate qe ka mision. Nuk me prishe ndonje pune, e thashe qe kush nuk e njehe le te germojne, por nuk i duhet besuar.
Qeverite antipopullore,sic eshte kjo e Rames e kane perdorur SLAPP-in per te mbyllur gojen qytetareve te vet efhe ne forma me te sofistikuara.
Se pari deputeti mbrohet me ligj dhe nuk mban pergjegjesi per cfare deklaron ne Kuvend!
Kjo i ka bere seancat e Kuvendit KUPLARA!
Deputeti verte nuk mban pergjegjesi per cfare deklaron,por vetem per probleme ligjore e politike,por jo efhe te shaje me liber shtepije!
Ose kryeministri Rama e shan qytetarin me fjalor rrugaci si “Te q…..sha robt ,o maskara! dhe qenka normale?!
Se dyti,sot diskutohet SLAPP-i, amerikan dhe bejne sikur nuk e ve re askush,se kryeministri yne me i sukseseshmi ne bote keto 100 vitet e fundit,nuk i vlen fare ta perdore SLAPP-in ,se ka “pjelle” nje kelysh tjeter qe emertohet me nje emer sugjestionues e mashtrues “bashkeqeverisja me qytetaret”!
Ata qe nuk kane patur hall te konfliktohen me administraten qendrore e sidomos vendore,e quajne kete krijese si shpikjen me madhore te nje qeverisjeje popullore, e pa shembullt ne bote,duke e konsideruar ideatorin e saj Rama,si perendi te pa zendedueshem!
Por ne se ke patur qofte edhe nje ankese sado te thjeshte dhe zgjidhja e saj mund te arrihet per disa sekonda nga eprori me i afert i zyrtarit per te cilin ankohesh,atehere e kupton se ti si qytetar ky pusht – pushtet te ka vec nje numer qe ju duhesh vetem diten e zgjedhjeve dhe per 4 vjet je vetem nje klient we duhesh vjedhur,poshteruar,injoruar etj,!
Dhe keshtu nuk mendon vetem nje zyrtar i vogel,por edhe kryebashkiaku i Tiranes, Veliaj,Avokati i Popullit,kryetari i KLSH e deri tek kryeministri Rama!
Dhe eshte vete Rama qe e propagandon “bashkeqeverisjen ” e tij si shpikje qe meriton NOBEL!
Rama ua ka mbyllur gojet te gjitheve te ankohen,por na thote qe t,i drejtohemi portalit kryeministror si llampa e Aladinit!
Po kjo “bashkeqeverisje”,
qe ka rrenuar shtetin ligjor dhe administraten qendrore dhe vendore,askujt nuk i ka bere pershtypje pavaresisht se eshte kanceri i shtetit ligjor dhe demokracise ne Shqiperi!
Lerini denglat me SLAPP-in dhe merruni me “bashkeqeverisjen”,qe eshte shume here me kriminale se ai!
Gebelsiani Rama nuk ka patur nevoje per SLAPP-in se ne pergjithesi media i eshte nenshtruar atij pa kushte!
Ndonje gazetar “trim” mund te me kundershtoje duke na numeruar shkrimet pa fund kunder Rames,bile ata qe jane shitur tek opozita mund te krekosen se per 7-8 muaj mbeshteten protesten e studenteve dhe me pas te opozites me “Rama ik”!
Te mjeret gazetare te tille,qe Rama as p…. dh per keta kolopucer qe as e kruajne e jo me ta gervishtin figuren e tij prej diktatori i korruptuar!
E gjithe media eshte marre me amplifikimin e pergjimit te vjedhjes se zgjedhjeve,por u mbars mali e polli nje mi!
Nje gazetari e guximshme,e pavarur,e afte profesionalisht dhe e pa interes pas pushtetit kane patur plot fakte qe do ta vinin Ramen me shpatulla per muri!
U denoncua skandali me permasa boterore i tenderit korruptiv te unazes se re,ku u shpall fitues nje firme fantazem dhe me dosje te fallcifikuar dhe doli kryeministri Rama para gazetareve qe ju hakerrye se “Ku eshte ketu korrupsioni”?
Te gjithe heshten ose u moren jo me thelbin e problemit por me lojra fjalesh!
Me kete skandal dalin disa probleme qe inkrimojne plotesisht edhe qeverine me Ramen ne krye!
Se pari qe Rama qenka ideatori dhe nxitesi i ketyre tenderave korruptive,meqenese jo vetem i mbrojti hapur,por edhe se nuk e analizoi thelle te gjithe procesin duke nxjerre konkluzione per te gjithe ndersa fajtoret t’i conte para drejtesise!
Asgje nuk beri dhe kjo tregon jo pak!
Se dyti,per deri sa e mbrojti Rama tenderin korruptiv do te thote se ne kete menyre korruptive do jene bere edhe te gjithe tenderat e tjere para ketij!
Por askush nuk reagoi,as media,as KLSH,as prokuroria , as OJQ e as opozita!
Nje skandal i tille duhet ta rrezonte qeverine dhe fajtoret te shkonin para drejtesise,ne te gjithe vendet europiane e me gjere,por jo ketu!
Dhe dic heshten per kete skandal,po keshtu veproi media dhe prokutoria e KLSH edhe pasi BB raportoi se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,gje qe perbejne fakte te tmerreshme te nje qeverisje te korruptuar!
Populli vuan per buken e gojes ndersa qeveria luan me korrupsionin e saj ne kurriz te tij!
Media hesht akoma ashtu sic ben me “bashkeqeverisjen” ,qe jo vetem nuk e kupton rrezikshmerine e saj,por edhe e lavderon!