(Shqiptarët janë në mëshirën e kriminelëve të politikës!)
Ndofta dhe qindra mund të vriste,
më i egri tërmet,
se këtë çast po përgatiste,
një kastë për Tridhjet’ vjet!
Tërmetit s’ka ç’i bën njeriu,
ndaj ka pllakosur frika,
porse këtij i parapriu,
çdo ditë politika!
Po ne nuk ngrihemi nga balta,
një tufë me dele jemi,
sepse në postet më të larta,
gjithë kriminelët kemi!
Unë jam poet me shumë ndijim,
as dhe një mizë s’kam vrarë,
po këta kërma pa dallim,
do varja në litar!
Sala i pari-me meritë,
trikëmbshin do provonte,
dhe Edi Rama nga kjo ditë,
nuk kish pse të shpëtonte!
I dyti dhe pa diskutim,
Iliri i Monikës,
ka Tridhjet’ vjet si një malinj,
në tru të politikës!
Si del bërtet e ulëret,
dhe shan një Botë të tërë,
kur pa mëshirë vendit të vet,
hatara i ka bërë!
Ai këtu çdo ditë ka qenë,
kreu i “të mëdhenjve”,
dhe vulë çelniku i ka vënë,
kohës së maskarenjve!
Trikëmbësh të padiskutuar,
Lulit të Shtëpisë Qendrore,
që në drejtim ka konsumuar,
gjithë krimet njerëzore!
Ky Uriahip që nuk ka shokë,
duket se s’ka të tutur,
kur njëqind pashë ndënë tokë,
duhet ta kishim futur!
S’do kem mëshirë për Luan Ramën,
një kalë që s’mban kapistër,
që vogëlush e mori famën,
gjer katër herë ministër!
Tani qenka opozitar,
që hedh pa fund shigjeta,
ndaj do t’i shkonte një litar,
ngjitur me shokun Meta!
Jemi që jemi te LSI-ja,
kërkojmë në kanistër,
ku debilllëku-idiotësia,
ka qenë tri herë ministër!
Për Tit Vasilin e kam fjalën,
një super qesharak,
me Nanon-Ramën edhe Salën,
ka ngrënë në një çanak!
Nuk mundet kurrë ta krahasonim,
këtë lloj matrapik,
me ligj duhet t’ja ndalonim,
çdo dalje në publik!
Nuk mund të jem sot deçiziv,
për gjithë krerët e shteti,
po për ata që janë aktivë,
në ditët e tërmetit!
Lista është goxha e gjatë,
sa të lot mendje e kokës,
po dy trikëmbsha si dhuratë,
Dash Shehit dhe Nard Ndokës!
Jo se dallojnë mbi të tjerët,
në vjedhje dhe skandale,
por janë sot edhe më herët,
shushunja proverbiale!
S’i mund ta fal Shpëtim Idrizin,
dhe Dulen natyrisht,
në kryq do qenë si Barabaja,
dhe jo si zoti Krisht!
Agron Dukën do shpëtoja,
jo se mund të jemi fis,
është i kristaltë do të thoja,
po SHQUPI e bëri pis!
Nanon aspak s’e kam harruar,
s’u duk tek ky tërmet,
po ai punë ka mbaruar,
ka varur veten vetë!
Trikëmbshin afër do ta ketë,
kush rron me politikën,
po meqë vara shokun Metë,
po e kursej Monikën!
Po jam në hall me Edi Ramën,
se është shumë inç,
kur s’ke trikëmbësh aq të lartë,
marrim në ndihmë një vinç!
Dhe nga Rilindja ky mjafton,
më thotë dhe shoku Mero,
sepse aty po hoqe Ramën,
gjithë mbetja të del zero!
Edhe për sot i mbylla varjet,
se dhe litari s’del,
i medias jam-s’çaj kokë nga sharjet,
se jam një “kriminel”!
Këta janë “kokat” që ne kemi,
të gjithë super aktivë,
po ca fatzinj neve jemi,
se s’ka alternativë!
Unë bëra varje virtuale,
asnjë në të vërtetë,
po s’u pastruan këto hale,
aty do jenë përjetë!
Se bukur i kanë ndrequr ligjet,
që gjatë të mbijetojnë,
që as dhe njeri të mos digjet,
po veç të qarkullojmë!
Sa të kenë jetë do t’i kemi,
të rinjtë dhe të vjetrit,
e vazhdimisht do të zënë,
vendet e njëri-tjetrit!
Dhe do na bëjnë në vijim,
edhe më shumë fërtele,
se neve jemi pa dyshim,
të bindur porsi dele!
Po ka një rrugë që të shpëtojmë,
paq nga ky film horror,
në atë ditë kur të fillojmë,
tërmetin shoqëror!
A.DUKA

Pasi ka lavderuar tash 6 vjet kete Ram qeveri,
po thote dhe se kush do varur kokposhte tani,
ka 6 vjet qe Ramen lan e lyen dhe nuk perton,
eshte poeti oborrit qeverise, ky Ben Duka i jon,
flet Duka per c’do gje, jep direktiva per gjithcka,
thua se nga Universitet Oksfordi diplomen e ka,
e tregon sot me bindje dhe urdheron pa hezitim,
kush do varur kokposhte ne vendin tend dhe tim,
porsi Don Kishoti i Servandesit eshte ky torollak,
askush s’ja merr seriozisht keto idiotizma aspak.
Or Duke poeti mblidh mendjen e kthellohu ti sot,
nuk behesh dot Enver qe te varesh njerez,o rrot.
O te lojte fiqiri, te lojte. Po ti na u bere dhe xhelat digjital, o shoku Duka. Po si mo shejtan na u varkan kaq kollaj maje plepit gjithe ajo lukuni te babeziturish, a thua sikur t’i kishin koqkat e buta si te zogut?
Nuk i shpetove dot politikes Berishiste.Te gjithe maskarenj dhe kriminele.apo qe ta kesh mire me te tere se te tereve jua zure emrin.Po nuk arite te ndash te ligen nga e mira eshte veshtire,Ne ate sketere qe ka futur shqiperine saliu ,iliri e banda e tyre dhe pellumbi me i bardhe te hynte do te pluhurosej nga sketera e tyre
…i pari do varur zagari Arben Duka…qe te gjithve ketyre (sidomos te majteve) u ka thurur lavde der ne peshtirje….mjaft me me kete klloun te peshtire qe e ndyn kete gazete nga te paktat dinjitoze…
Arben Duka!Dikur kete lukuni e ke quajtur ; Azemeri a Xhuveleri, pra kur thua Azemeri i ke thene te gjitha i ke perfshire te gjithe ; nga Saliu e Mediu tek Lulzimi e Durimi, apo vet Bujar Nishani bashke me djall e me shejtan qe asgje te mire s’na lane ;po pervehte e perlane dhe u fryne ,u pasuruan ; po u frikem ,po i lame!
Ore Beni
Po ti pardje the Rama po ben pune titanike, sot duhet varur???
Je ne metro mo?
Se pari ne 90 duhej te pastroheshin komunistet funsionar,Sigurimi i shtetit me fuksat e tyre e nje nga ata poetaruci me pages si dhe nje servil i thekur.A Duka.
Po ate hajdutin e Hamid Beqes,qe cpiku chek-upin,o Duke,si e le pa litar,qe vodhi gjithe tenderat e shendetsise?