Milani, padyshim ekipi që po bën merkaton më të mirë.
Me blerjen e fundit të Leonardo Bonuçit, duket se po kthehet Milani I vjetër.
40 milionë euro të shpenzuara për një ndër mbrojtësat më të mirë në botë.
Bonuçi i shtohet merkatos së fuqishme të Milanit, ku deri më tani janë afruar 8 emra të rinj.
Nga Musaçhio, Kessié dhe Ricardo Rodríguez, për të vazhduar me André Silva, Borini, Calhanoglu, Conti dhe Lucas Biglia,
Këtyre afrimeve u shtohet edhe rinovimi i kontratës së Donnarummas
Qëndrimi i portierit 18-vjeçar ishte një prej lojtarëve më premtues sipas pronarit kinez të klubit, Yonghong Li.
Titulli në Serinë A mungon që prej sezonit 2011-2012.
Madje ka edhe nga ata njerëz, që e krahasojnë me vitin e parë të Silvio Berlusconit me këtë të riun.
Revolucioni kinez te Milani nuk ka ndërmend të ndalet.
Nëntë blerje të mëdha, për të cilat në total janë shpenzuar 212 milionë euro.
dh.th
