9 fakte mahnitëse për leopardët e dëborës

DITA Online

1 – Leopardët e borës jetojnë në zona të ashpra e të thyera alpine në Azinë Qendrore. Ata mund të gjenden në lartësi nga 3 mijë deri në 4500 metra.

2 – Të rriturit janë të vetmuar, dhe bashkëveprojnë me leopardët e tjerë vetëm gjatë sezonit të riprodhimit

3 – Këto mace të mëdha kanë putra të mëdha me gëzof që arrijnë të kontrollojnë peshën e trupit të tyre, në mjedise me borë të dendur. Gëzofi te putrat i mbron nga i ftohti i ashpër

4 – Bishti i tyre i gjatë e i trashë përdoret si ndihmë balancimi kur ndiqen nga grabitqarët.

leopard_snow_01

5 – Hunda e një leopardi dëbore është e përshtatur mirë për të mos marrë të ftohtin. Zgavra e shkurtër por e gjerë e hundës ngroh ajrin para arritjes në mushkëri

6 – Këto mace në rrezik zhdukje janë të afta të kërcejnë deri në 15 metra dhe mund të mposhtin prenë që është 3 herë më e madhe se pesha e tyre trupore.

7 – Ndryshe nga këlyshët e tjerë, leopardët e dëborës janë të paaftë të ulërijnë sepse kanë korda zanore më pak të zhvilluara se leopardët e tjerë.

Snow leopard_Jonathan Griffiths 2

8 – Ngaqë janë krijesa të pakapshme, njerëzit që merren me studimin e tyre shpesh i referohen me termin “fantazmat e maleve”

9 – Mund të kenë ngelur dhe 6000 specie të tilla. Numri i tyre ka rënë me 20% në 20 vitet e fundit për shkak të humbjes së habitatit.

Share This Article
2 Comments
  • Bishtin e gjate nuk e kane pse ndiqen nga grabitqaret sepse nuk ka grabitqar me te madh e me te forte atje ku banon leopardi i debores.Kusheriri i tij Riqebulli qe banon ne nje abitat me ujqit dhe arijte nuk e rrun fare prej tyre dhe eshte sa gjysma e leopardit. Gjijeni vete pse e ka gjithe ate bisht?

  • Afrikanet kane hunde te shkurter dhe te gjere origjinal sic spjegon ne numrin 5.
    Kurioziteti me shtyne per cfare u sherben afrikanve.Ne afrike ka vetem te nxehte.
    Nordiket kane hunde te gjate dhe vrima jo te gjera.Qe u sherben per te ngrohur ajrin e fohte para se te arrijne ne bronke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *