Ashtu siç është parashikuar, ditën e sotme u mbajt samiti i Ohrit.
Ky samit mblodhi bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilët diskutuan mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Pak pas takimit, Tanjug ka arritur të zbardhë detaje nga takimi mes zyrtarëve, duke cituar presidentin Vuçiç se tre liderët kanë rënë dakord me njëri-tjetrin për shumë gjëra.
Mes të tjerash Vuçiç e vë theksin tek fakti se me, do të përmirësohet ndjeshëm mjedisi i investimeve.
“Kemi rënë dakord për gjëra shumë të rëndësishme. Do përmirësohet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Pas vendimeve, presim sulme nga palë të ndryshme”, theksoi Vuçiç, ndërsa shtoi se nuk ka frikë nga presionet.
Në fund të këtij takimi, tre liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur në disa konkluzione, që sipas tyre i vijnë në shërbim ekonomisë së rajonit.
Ndër pikat kyçe është anëtarësimi në BE, si qëllim i Ballkanit Perëndimor.
Konkluzionet:
1. Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.
2. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.
3. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
4. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
5. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.
6. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
7. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
8. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).
9. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020.
Po ashtu në axhendë është përcaktuar që në orën 12:00 të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të këtyre shteteve.
j.l./ dita

Shumë zhurm për asgjë!
Serbia te njoh Kosoven dhe te kryej detyrimet ndaj saj. atehere mund te kemi nje MINISHENGEN.
DITA,
Per kurjozitet ju a ini ne gjendje si redaksi qe ta informoni publikun shqiptar pas 30 vjetesh se ky EDVINI ne tere keto ‘sebepet’ 6 vjet jashte ç’fare perfaqeson e me ç’fare mandati perrallis asgje kur edhe gamoret e Peqinit perjashtu ‘Pezen’ e dine qe ne jemi pa shtet pa parlament pa gjyqesor me qeverri nuse dajash me koqevare,pa gjykate kushtetuese pa prokurori pa kufij pa asgje dhe ky nuk perfaqeson asgje tjeter veçse nje qenjeje me probleme te renda te shendetit mendor qe nuk e ka votiuar si PS as 20 perqind e elektoratit zgjedhesve pale popullit shqiptar???????????????
Mire ky nuk e njeh vetvehten si tere krriminelet me imunitet ne kete vend bordello pa shtet po ju!?
…. ngaqe memi det me shumice, ne kemi 1 shprehje shqipetare…”afer detit, afer mbretit”….po keta dy homologet qe jane ulur per mareveshje, do kene ndo1 shprehje te tyren??
Afer Shqiperise, afer Detit, meqe Shqiperia nuk e mban per vete po e jep per gjitonet
Tanjug…kur degjoj te permendet kjo agjenci jugosllave, tani e serbise, me ndermenden akuzat e perditshme… Irredentistet shqiptare, terroristet shqiptare…
Me këtë minifund shengeni u shkurtu fort fustani i moderatores Luana Vjllca doli bytha jasht.!!!!!