“Dashuria e përjetshme” dhe “bashkimi i përsosur me shpirtin binjak” janë mite, rreth të cilave orbitojnë disa bindje të dëmshme për një marrëdhënie të shëndetshme në çift. Për këto besime e paragjykime që e fosilizojnë dhe e copëzojnë raportin, flitet në librin “Evolvere rimanendo insieme” (Evoluojmë duke qëndruar bashkë) të Edoardo Giusti-t dhe Elide Bianchi-t. Nga këtu marrim shtysën për të bërë disa refleksione.
1.Mjafton dashuria që gjithçka tjetër të funksionojë – Në fakt nuk mjafton. Vetëdijësimi, mirëkuptimi, dialogu, respekti, bashkëpjesëmarrja në situatat e përditshme… këto dhe ingredientë të tjerë, janë parësore për një marrëdhënie që zgjat në kohë. Aftësia për të qenë skuadër, më shumë se sa pasioni, ndihmon në funksionimin e raportit.
2.Ndjenja nuk ndryshon – Por ja që ndodh dhe thuajse gjithmonë. Nëse me kalimin e kohës diçka shndërrohet dhe humbet intensitetin e fillimit, priremi të besojmë se dashuria po ezaurohet. Thjesht ndryshon ajo që ndiejmë, ashtu siç ndryshojmë edhe vetë ne. Nga përfshirja shumë pasionale e fillimit kalohet në ndarjen e gjërave bashkë, që ndonëse nuk është edhe aq mitike, ndihmon për të ecur përpara në përditshmëri.
3.Duhet të kemi interesa të përbashkëta në gjithçka – E kush e tha që duhen pasur të njëjtat shije për të qëndruar bashkë? Në jetë nuk kryejmë vetëm funksionin e bashkëshortëve, jemi shumë më tepër se kaq dhe nuk është e thënë që partnerja të jetë e pranishme në çdo sferë të interesit tonë. Autonomia i jep frymëmarrje raportit.
4.Duhet të jem gjithnjë i sinqertë – A është e nevojshme t’i tregosh çdo gjë, çdo mendim? Ndonjëherë sinqeriteti lëndon, zhgënjen. Pas fasadës së sinqeritetit më çdo kusht, në mënyrë të pandërgjegjshme ne kërkojmë të ndëshkojmë, të sulmojmë. Mbajtja e disa gjërave për vete nuk tregon pabesi.
5. Jam në kërkim të gjysmës sime, të shpirtit binjak – Është e kotë të prisni që tjetri të plotësojë, të zgjidhë problemet tuaja apo t’ju shërojë pakënaqësitë. Mbështetja te ai nuk i nënkupton konkretisht këto. Partneri duhet të kujdeset për ju, e jo t’ju shpëtojë. Nëse prisni gjithçka nga ai rrezikoni të “sëmurni” raportin.
6.Mendoni se e zotëroni: Ti je i imi dhe unë e jotja – Është miti më i rrezikshëm ndër të gjithë. Dëshira për përkatësi kthehet në nevojë posedimi. Nëse zgjidhni që t’i përkisni njëri-tjetrit kjo nuk ndodh përgjithnjë. Raporti rinegociohet dhe konfirmohet, duhet që të punohet mbi të vazhdimisht. Askush nuk ka të drejtë t’ju zotërojë pa vullnetin tuaj. Respekti ndaj tjetrit kalon më parë te respekti që keni për veten. Privimet për hir të partnerit nuk duhet të ekzistojnë. Xhelozia aq shumë e mitizuar si shenja më fortë e dashurisë, është në realitet (sidomos në formën e saj më akute) një shenjë egoizmi dhe shkatërruese për marrëdhënien.
7.Besnikëri me çdo kusht – Besnikëria seksuale nuk mund të jetë një detyrim sepse dëshira mund të marrë shumë rrugë, prandaj duhet të jetë një zgjedhje personale. Konsiderojeni një angazhim me veten tuaj (pa e kthyer në imponim), që vjen spontan kur ekziston ndjesia “ne” në çift, e fortë dhe e qëndrueshme.
8. Nëse del vetëm, atëherë s’më do – Dhe ja para jush “miti i ekskluzivitetit”. Çifti është një hapësirë e zgjedhur, më e preferuara në përgjithësi për t’u njohur, ballafaquar dhe rritur bashkë. Por nuk është e vetmja. Ta kthesh marrëdhënien në një klauzolë është si t’i japësh një afat skadimi asaj. Nëse zgjedhjet e partnerit i përjetojmë si kërcënime, jemi të dënuar të mbetemi vetëm, sepse ai do të ndihet i kufizuar dhe do të kërkojë të largohet.
9.Seksi zgjidh gjithçka – Seksi është komunikim në çift, në disa raste zëvendëson fjalët që nuk gjenden apo që nuk arrini t’i thoni. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Nëse diçka nuk shkon jashtë shtratit, ka të ngjarë që edhe seksualisht të qëndroni të heshtur dhe të mbani mëri. Ndër të tjera kënaqësia nuk qëndron te kohëzgjatja dhe mund ta gjeni edhe aty ku nuk ka orgazmë, mjafton ta ktheni në hapësirë shkëmbimesh dhe lirie. / Përgatiti: Dorina Gjuzi

Eshtë edhe miti i dhjetë znj. Dorina,dashuria e shtrëngimit të të dashurës(it) aq shumë sa t’i marësh shpirtin. Quhet “miti i dashurisë shpellare”. Fillon me frazën:”un’të due sa të të marr shpirtin kam me t’shtrëngue”! Ky mit ka lindur në shpellat e fshatit viçidol,tropojë!?
Aman o Pellumb, edhe ketu e fut Berishen? U ka zaptuar mendimet, nuk u hiqet nga koka kurrsesi, po lere o burre te shkretin. zgjedhjet i humbi dhe as ka shanse perballe kesaj maxhorance te stermadhe. ju e keni akoma frike dhe nuk do cliroheni prej tij as kur te vdese, duke e permendur rast e pa rast, si tani ne kete lajme qe nuk ka kurrfare lidhjeje me te, ju vetem po i sherbeni, duke i dhene rendesi. Dhe nuk jeni i vetmi, kete e shoh neper te gjitha hapesirat online
@ daniela? Nuk e ka frikë askush. Unë e kam thjesht pështirosje ndaj pështyj parreshtur mbi të. Ka shumë gjynahe!? S’ka larë asnjë prandaj lehtësohem me pështyrje? Nderime!
Ah moj daniela? Sa herë që me dalin fekalet përpara eshte e nevojshme te peshtyj. A mund te ikesh pa peshtyre kur te del para nje M….t ?
Ha ha ha çfarë dashurie e fuqishme? Dashuri me fund vdekjen e njerit prej dashnorëve dhe me gjurmë uku?
Miti No8 i referohet te gjitha femrave pa perjashtim !!!