Vendimi për të liruar 2 të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, në fakt ka ‘legalizuar’publikisht disa realitete e marrëdhënie,që dhe pse i dimë, edhe pse i verifikojmë përditë, kemi qenë të detyruar t’i marrim me rezerva. Përndryshe trysnia e të jetuarit në një shtet në shtratin e vdekjes, do të ishte e papërballueshme. Duhet një vendim si ky, për të numëruar plagët e strukturës shtetërore.
1. Ky vendim ka legalizuar përfundimisht të vërtetën se gjykata shqiptare është vrasëse. Sistemi gjyqësor shqiptar është jo thjesht varri i drejtësisë, por dhe i lirisë, qytetarisë, vëllazërisë dhe barazisë.
2. Ky vendim, ka legalizuar gjakmarrjen: në këtë vend, nëse je i varfër dhe i vogël, i papërkrahur e pa pushtet, shpresa e vetme për të vënë drejtësi, është ta bësh vetë.
3. Ky vendim ka legalizuar terrorizmin shtetëror që bazohet mbi formulën “pushteti mbahet me gjak”
4. Ky vendim ka legalizuar arrogancën e një grupi njerëzish kundër individit, pushtetit kundër të pambrojturit, maskarait kundër të varfërit
5. Ky vendim, legalizon vrasjen e genit qytetar, përpjekjen e vazhdueshme të pushtetit për të krijuar qytetarë apatikë, që e kuptojnë që qeverisemi keq, që qeverisemi nga vjedhës, që qeverisemi nga vrasës, por që ky vendim u legalizon frikën se ky pushtet do të jetë i përjetshëm, dhe se atij nuk mund t’i bëhet asgjë.
6. Ky vendim, nuk i ka shpëtuar as Llupon e as Prendin. Ai ka legalizuar urrejtjen popullore ndaj tyre dhe gjithçka që ata përfaqësojnë. Ata dy të mjerë, nuk janë as më të mirë e as më të këqinj se gjithë shokët e tyre me uniformë që janë gati të bëjnë çdo gjë për t’i shërbyer pushtetit që u jep rrogën. Edhe të vrasin gjakftohtë. Por ky vendim i ka shndërruar ata në tabela qitjeje për mëkatet e veta dhe të të tjerëve si ta.
7. Ky vendim, legalizon ekologjistët psiko-kriminalë. Ata njerëz të papërgjegjshëm, skllevër a cinikë, që u shqetësuan më shumë për palmat se për jetët e 4 njerëzve.
8. Ky vendim, ka legalizuar fundin e një kohe. Nuk ka qenë kohë tranzicioni por ka qenë kohë dhimbjeje. Nuk ka qenë kohë njerëzish, po ka qenë kohë mostrash. E drejtuar në formë mostruoze, e jetuar në mënyrë çnjerëzore.
9. Ky vendim, ka legalizuar edhe faktin që “Pranvera” shqiptare këtë vit do të vijë në qershor. Këtë të fundit, nuk e kanë kuptuar as vetë.

Bravo te qofte. Te gjitha i ke trajtuar.Nuk mund te shkruhej me fort dhe me bukur.
Te lumte Kole ! Mire do ishte t’i kishe bere 10 :
10. Ky vendim ka folur edhe per terrorizmin shtetëror që ushtron Berisha sa here i vjen fundi pushtetit te tij.
Jo pa rendesi eshte fakti qe pas ketij vendimi administrata amerikane do te pozicionohet qartazi ne favor te rotacionit politik.
Shume bukur dhe qarte!! jam shume dakort…mbi te gjitha edhe mi shtimin e pikes 10. sic thote Qemali….duket sikur viti ’97 ishte “dje”..akoma teper i fresket ne kujtesat tona!
E vlerësoj këtë autor , për llogjikën , që e paraqit artistikisht . Vetëm shkrime shumë cilësore nxjerr nga dora ky djalë , Suksese! Illo