9 shtetas nga Nepali, zhduken nga Durrësi pa lënë gjurmë

Dita

Nëntë shtetas nga Nepali që kanë ardhur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur në Durrës.

Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të  huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Burime policore bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.

Mëngjesin e 10 mars-it, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, e cila ka bërë dhe denoncimin.

“Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet me vete, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *