Pesë vite kontratë me Nike, kompania e njohur e veshjeve sportive që shpesh sponsorizon futbollistë dhe skuadra të ndryshme. Çfarë ka për t’u çuditur? Personi që ka nënshkruar është vetëm 9 vjeç. Messi i ri i futbollit? Pasardhësi i Maradona-s? Ndoshta do të ndodhë në të ardhmen.
Për momentin, Shane Kluivert, djali i Patrick, ish-sulmuesi i Holandës, Ajax, Barcelona dhe Milan, e konsideron gjithçka si një lojë. Pak a shumë, si të veshë fanellën dhe këpucët e babait, duke ëndërruar që të bëhet kampion një ditë. Dhe këtu qëndron thelbi i çështjes: para një marrëveshje ekonomike, detajet e së cilës nuk janë bërë publike, a mund të flitet akoma për një “ëndërr”?
Ndërkohë, Justin, djali i madh i Patrick Kluivert, ka debutuar janarin e kaluar me fanellën e Ajax. Vëllai i vogël Shane, pas marrëveshjes me kompaninë amerikane, është bërë sportisti më i ri në Europë që ka nënshkruar një kontratë me sponsorin amerikan.
