Një 9-vjeçare ka qëlluar aksidentalisht instruktorin e saj, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në Arizon të SHBA-së.
Vajza ka humbur kontrollin gjatë gjuajtjeve të saj me një armë Uzi dhe ka vrarë 39 vjeçarin Charles Vacca.
Pamjet janë regjistruar pikërisht nga prindërit e vajzës.
39-vjeçari u qëllua në kokë dhe humbi jetën disa orë më pas në spital.
Për vajzën nuk është ngritur asnjë akuzë, duke parë moshën e saj dhe faktin se ngjarja ka qenë aksidentale./b.l
