Një zjarr i madh ka rënë në orët e fundit në zonën e Ardenicës në Fier, por ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti se zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po shfaros hektarë të shumtë me pisha. Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja është e vështirë për mjetet tokësore pasi terreni është shumë i thyer.
90% e vendit e kërcënuar nga flakët e zjarreve 90 për qind e territorit të vendit është nën rrezikun e zjarreve. Më problematike situata është në qarkun e Vlorës. Për shkak të terrenit të vështirë, dy helikopterë nga Greqia kanë operuar nga ajri për shuarjen e zjarrit, në një operacion që koordinohet në kohë reale me sallën e emergjencave civile.
Edhe në fshatin Sllatinë, në Dibër një sipërfaqe e madhe pylli me pisha u përfshi nga akët. Në ndihmë të zjarrkësve dhe forcave të ushtrisë ka ardhur një helikopter. Vatra zjarri janë shënuar edhe në Tiranë, në Malin e Dajtit, Shëngjergj dhe Ndroq, në Lezhë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, shkruan Tv Klan. Deri më tani në të gjithë vendin janë djegur mbi 200 ha pyje dhe rreth 300 ha shkurre dhe kullota.
Pavarësisht ndërhyrjes së ushtrisë, problematike mbetet mungesa e shërbimit zjarrkës në 23 bashki të vendit nga 61 që ka i gjithë vendi. Autoritetet thonë se në 90 për qind të rasteve zjarrvëniet janë të qëllimshme, ndërsa temperaturat e larta kanë favorizuar riaktivizimin e disa prej vatrave te zjarrit.

Keto jane veprat a atyre qe i vinin tritol vendit. Tani po e ndezin ne flake per ti marre energjite dhe parate dhe per ta bere qeverine qe te duket keq. Shiko sa i lumtur eshte Vasili i LS-se. Sigurisht me i lumturi eshte esadisti qe ve vendin ne flake dhe ferkon duart. Jane po ashtu fqinjet tane qe po na vene ne flake. Qeveria duhet te aktivizoje roje te pyjeve 24 oreshe dhe ti fuse ne burg te gjithe ata qe ndezin flaket ne menyre te qellimshme. Kalbini ne burg qenat.
Po kapini dhe i hidhni mu ne mes te zjarreve qe vene ata qe i vene qe te mesojne se c’eshte te vesh zjarr me qellim! Nuk ka nevoje ti burgosni e te hane me paret tona, ne mes te zjarrit do vene mu ne p..dh te semes e do mendohen mire te tjeret para se te ndezin zjarre me qellim! Miratojeni me ligj kete lloj ndeshkimi ne parlament.