Shkrimtari Kasem Trebeshina që ndan jetën mes Turqisë dhe Shqipërisë mbush 90 vjet nga lindja. Ai është nga shkrimtarët e gjallë që ka mbetur në hije, e me plot mistere nga jeta e krijimtaria në diktaturë. Sipas atyre që e përkrahin, kjo lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.
Ndodhur mes dritëhijeve të kësaj jete, Trebeshina vazhdon të refuzojë e të qëndrojë kurrizkthyer ndaj gjithë polemikave të ndezura rreth tij, sidomos në këto 20 vite. Megjithatë është krejt situatë tjetër me studiuesit shqiptar, të cilët jo pak herë e kanë vënë në qendër të vëmendjes, e zbardhur në shumë raste, me paanësi jetën, shkrimet e tij.
E kësaj natyre pritet të jetë edhe takimi në 90 vjetorin e lindjes së Trebeshinës në Akademinë e Shkencave. “Një ditë me Trebeshinën”, mbledh në tryezë shkencore studiuesit, e njerëzit e letrave me referimin “Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë bashkëkohore”.
Tryeza që organizohet nga Qendra e Studimeve Letrare “Pjetër Budi” do të mbledhë bashkë të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në njohjen dhe zbulimin e vlerave letrare të krijimtarisë së Kasëm Trebeshinës. Për të hedhur dritë mbi shenjat letrare të veprës së autorit, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre 13 studiues nga Prishtina, Tetova, Tirana, Gjirokastra, Durrës, Vlora etj.
Por ndërsa tryeza shkencore “Vendi që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë bashkëkohore ” që do të zhvillohet më datë 8 gusht është një përpjekje për të nxitur njohjen, leximin dhe vlerësimin e kësaj përvoje shkrimi nga më të veçantat e harkut të letërsisë bashkëkohore, ky autor i njohur shqiptar prej vitesh është lënë i harruar nga institucionet shtetërore, nga Ministria e Kulturës, që deri më tani nuk ka pasur vëmendje për të nderuar figurën e Trebeshinës. Për studiuesin Behar Gjoka, edhe kjo figurë është lënë në harresë si shumë të tjera.
“Kjo figurë është lënë në harresë nga Ministria e Kulturës, nuk ka pasur kohë të merret, ashtu si dhe shumë figura të tjera të letërsisë që janë lënë në harresë”, pohon studiuesi Gjoka, njëherësh dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Edhe kjo veprimtari që i kushtohet veprës së Kasëm Trebeshinës, zhvillohet vetëm si një iniciativë private pa mbështetje nga Ministria e Kulturës. Por kur flasim mbi veprën e Trebeshinës, studiuesi Gjoka vlerëson krijimtarinë e tij atë që ai përcolli.
“Fatin e njeriut nën diktaturë dhe në pushtetin e dhunës, modeli surrealist që buron dhe i kundërvihet realizmit socialist, në prozë, poezi dhe dramaturgji, goditje e hapur dhe e pandërprerë e ideologjisë moniste, e letërsisë zyrtare të realizmit socialist ishin paralajmërim për një sistem tjetër. Në romanin epope, “Kënga Shqiptare”, Luftën e Dytë, përveçse çlirimtare, e paraqet edhe si luftë civile në mes komunistëve dhe ballistëve, duke qenë se ka qenë partizan”, pohon studiuesi Behar Gjoka mbi atë se çfarë përcillte Kasëm Trebeshina në veprën e tij për lexuesit.
Kasëm Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës. Veprat e Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 fillimisht (dhe më pas) në Prishtinë. “Stina e stinëve” 1991, “Mekami, melodi turke” 1994, “Historia e atyre që s’janë” dramë 1995, “Tregtari i skeleteve” 2006, “Këngë për Kosovën” 2007, “Shtigjet e shekujve” 2007. Dhe në Tiranë “Legjenda e asaj që iku” (ribotim i Stina e stinëve) 1992, “Koha tani, vendi këtu” 1992, “Çezari niset për në luftë” 1993, “Rruga e Golgotës” 1993, “Lirika dhe satirë” 1994, “Hijet e shekujve” 1996, “Ëndrra dhe hije” drama 1996, etj. Megjithatë një pjesë e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim si vëllime me poezi, pjesë teatrore, romane e vëllime me tregime.
Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë, e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim.
Letra e tij “Promemorje” për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, ndonëse denoncon vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e metodës së realizmit socialist të cilën vetë Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet, ende nuk është publikuar në versionin e saj origjinal gjë që shpesh e ka kthyer këtë figurë në qendër të polemikave mbi disidencën.

Njeriu i TABANIT mbetet “TABAN”:
Kaswm Trebeshina.!
Ja pse “DITA” wshtw vwrtet gazeta-“DRITW” pwr tw gjithw. Njw “dritw na solli sot plot shkwlqim me noftimin per atw aktivitet, sa tw pritshwm dhe sherrues; hequr ate fjalen “PRET” ne thonjza. Do jetw mendoj, pritie dinjitoze e dyanwshme…
Sa do tw doja tw isha nw atw evendiment, unw, 10 vjet mw i ri se I madhi RTEBESHINA,,jetuar me veprimtarinw e tijl “OPOZITARE po VWLLEZWR”!
Kwshtu qoftw dhe ai aktivitet, qw ju uroj UNITET dhe vetwm UNITET nw mbrodhesi tw kombit.( Ata qw se meritojnw tw jenw nw atw takim, mos shkofshin).
Toronto 04-08-2016 Guri Naimit D.
Trebeshina Heroin tone Kombetar e quajti hajdut kuajsh!
Autori anonim i shkrimit harroi të përmendë se botimi “Artani dhe Min’ja” shumë shpejt u tërhoq nga tregu dhe u shkatërrua fizikisht.
Akadhitmia shqiptare duke qene shndrruar ne nje klub te Selanikut( bollek me turkoshak anadollak 24 karat amballazhuar me flamur shqiptar)ne vazhdim natyrshem do te festoje ditelindjen e ketij turkomani dhe antishqiptari te vetdeklaruar dhe psudo-disidenti.
Dhe qe ta bejne festen sa me shprehese,antaret e akademise kane vendosur te vishen me shallvare dhe me callme,ku beut tone trebeshina me tru dhe koke te thare(eh mor Cajup,perjetesisht do te vazhdosh te ndrish atje ku ke rene.Zuzaret gjithmone jane te perkohshem) do ti dorezohet dekorate e tradhetise se larte ne forme nuske.
Turbullimi psiqik i ko.entuesit “vasili” eshte konfirmim i shqiptarizmes me vepra te Kasem Trebeshines dhe kontributit te tij te vyer ne letrat shqipe.
Me ne fund Akademia e Shkencave i thirri ndergjegjes ne raport me vlerat e Trebeshines.
Uroj ditelindjen e ketij Burri te vertete.
Ne keto 25 vjet qeverite kriminale qe u instaluan nga kriminelet e “teorive te nivelit zerro dhe çekut te bardhe”, kriminelet dogjen dhe shkaterruan ç’do gje, qe nga 1991 sollen rrenimin total te ekonomis, politikes dhe shoqeris. Na “dhuruan Vipat e rinje”, kriminelet, hajdutet dhe kurvat qe kane pushtuar sot e asaj dite. Keta na mbushin masmediat e flitet vetem per ta, kurse per njerzit e ndershem, intelktuale, letrare, artiste e kineaste, qe vertete u sakrifikuan, u lane ne harrese dhe erresire siç u la dhe Kasem Trebeshina, qe sakrifikoj jeten per nje Ideal te paster. Sot, mbas 25 vjetesh (!?) perkujtohet (si per meshire) me nje inisiative personale te studjuesit Behar Gjoka, puna e nji heroj te heshtur dhe te harruar dhe si heronje na shpallen kriminelet, Turp!
Ka egzistuar vertete shtet ne keto 25 vjet? Pyes: Ku eshte Shteti? S’ka! Kriminele e hajdute, Po! Dhe akoma s’jane denuar. Po shtet, Jo! Plaku Sheme
Sheme Plaku, opinion brilant! Nuk ke c’ti shtosh e c’ti heqesh fjaleve te tua! Ju pershendes!
Ti Vasilis nga Greqia kptohet qe nuk te vjen mire te nderohen figura te tilla shqiptare.
Nje turk,qe trumbeton Turkesine dhe ca palo komentues,jo te gjithe,qe vazhdojne te mbeten turq ne tru.
Shkrimtar i deshtuar(nuk e di se mund te quhet shkrimtar),urryes i vendit te vet dhe i deklaruar dhe mbrojtes i tezes se prejardhjes shqiptare nga Anadolli.
Nje Haxhi Qamil,qe respektohet se ia ka futur popullit te vet.
Ky Trebeshina me duket ne kohe te Dulles , drgonte letra ne Komitet Qendror qe te denohej Kadareja
Sot mbushi 90-vjeç Shkrimatari i Madh Kasëm Trebeshina !
Asnjë përkujtim dhe nderim shteteror-zyrtar nuk pame te behet ne nderim te tij…
veçse të hënën, datë 8 do të ketë një aktivitët ne Akademinë e Shkencave. Duke i uruar atij edhe 100-po sjelle më poshtë disa “postulate” të këtij njeriu të ditur që është jo vetëm shkrimtar i madh por dhe erudit…por mbi të gjitha njeri i virtytshëm-dinjitoze…qe ky vend e ky popull nuk di ti vleresojë…
-Qeverisjsa e vendit, tha ai, eshte nje amanet i lashte.´´Qeveriseni mire popullin se perndryshe ai ç´do invazion te huaj do t´a quaj çlirim´´-ka thene 3500 vjet me pare mbreti sirian Hammurab-iu.
-“Shqiptaret kan 2000 vjet qe s’kan bere asgje per veten e tyre, ende s’ngopen me buke, dhe alfabetin e tyre mezi e vune me 1908 (Kongresi i Manastirit) kur ne ndodheshim dhe jemi mes Romes, ku lulezoi Perandoria me e madhe ne gjithe historine e njerezimnit, dhe Konstandinopojes/Stambollit, kryeqyteti i Perandorise me ta madhe pas asaje Romake, Perandorise Turke, epiqendra e Patriarkanes dhe Islamit/Muslimanizmit”-
– Në librin e tij “Artani dhe Minja” botuar me 1961-K. Trebeshina ka shkruar: “
– “Ngrehu Abdyl-bej nga varri, se tu mbarua qëllimi, Zgjo Naimin e Samiun, hidhi syte nga perendimi “.
– “Edhe gomarin – po e lidhe ne dere te berberit, ai sheh kolonje e puder, dhe do te behet ashik !”
– Shekulli i XXI-te është shekulli i maskarenjëve –-dhe princat e fundit do të jenë njerëzit e kulturës”, ka thënë filozofi Gjerman Friedrich Nietzche/Niçe
-Popujt e botës janë pesë-gupe: Indo-evropiane, samitë, hamitë, mongolë dhe australianë-zelandezë… Në Turqinë e sotme jane disa rraca-popujsh si: Ilirë, Thrakë, Keltë, Hititë, Dardanë, Kamagen-et, Galë, Frizë, Kelikët, Gjermanët, Pontët, Udmurët etj…
– Përpjekjet për barazi njerëzore kan dështuar disa herë..dhe këshisoj njerëzimin/botën e pret kalamiteti….- zhduka……..!
– “Ajo që ndodh është e domosdoshme, dhe ajo që është e domosdoshme do të ndodhë..” (Hegel).
-Shkrimtaret dallohen jo nga teksti që shkruajnë por nga tre cilësi të karaktereve/personazheve të tyre: (i) të jenë karakter-i-plotë i skalitur i njerëzve-përfaqësues dhe jo me huqe e teka të rastit, (ii) të kenë shprehje poetike, dhe (iii) të kenë shprehje-filozofike të karakterit të tyre….këto tre cilësi i plotësojnë vetëm shkrimatret e mëdhenj-gjenij si ………….shkrimtarë, njerëz të letrave (më të medhenjte): Homeri, Sofokliu, Dante Aligeri, Shekspiri, Firdeusi, Saadiu, Omar K’hajam-i, Rumiu, Volteri, Molieri, Gëte,….Tolstoi, Gogol, Pushkini, Dostojevski
Kasem Trebeshina, megjithe vlerat ka qene njeri i pa ekuilibruar.