Përkrahësit bardheblu janë mbledhur dje pasdite para Bashkisë, duke kërkuar ndryshimin e situatës në skuadrën më të suksesshme të vendit, aktualisht e zhytur në krizë të thellë financiare dhe rezultatesh
Tifozët e Tiranës kanë përkujtuar dje 93-vjetorin e themelimit të klubit të tyre, këtë herë duke zgjedhur protestën në vend të festës. Skuadra me më tepër trofe në futbollin shqiptar, 24 tituj kampion e 15 kupa, aktualisht gjendet në krizë të thellë, pa financa dhe pa lojtarë që mund të garantojnë pasurimin e vitrinës së trofeve. Për këtë arsye, shumë tifozë bardheblu janë mbledhur e kanë protestuar dje pasdite para Bashkisë së kryeqytetit, e cila është pronarja e klubit. Tifozët kanë akuzuar Bashkinë se e ka lënë pas dore skuadrën dhe i ka harruar premtimet e bëra më parë për ndërtimin e një klubi modern e që do të garantonte suksese në të ardhmen. Skuadra e ka fituar titullin e fundit më 2009 dhe në të gjitha kampionatet pasardhës jo vetëm që nuk ka fituar, por ka dalë nga gara shumë herët, praktikisht që në dhjetor. E njëjta situatë pritet të jetë edhe në sezonin e ri, pasi bardheblutë nuk kanë lojtarë cilësorë, gjë e pranuar edhe nga trajneri Nevil Dede pas një takimi miqësor të luajtur me Vllazninë pak ditë më parë. Janë përfolur vazhdimisht emra biznesmenësh për të marrë drejtimin e skuadrës, por gjithçka ka mbetur vetëm fjalë dhe situata nuk ndryshon. “Mbas disa vjet menaxhimi të Tiranës dhe premtimeve të pafundme për institucionalizimin e klubit dhe vënien e tij në themele të shëndosha bashkëkohore, me dëshpërim të thellë dhe indinjatë konstatojmë se ndodhemi në situatën më të dëshpëruar dhe kaotike që ky klub ka përjetuar ndonjëherë”, thuhet në deklaratën që tifozët i kanë drejtuar bashkisë dhe personalisht kryetarit Lulzim Basha. “Pasiviteti, mosdëshira, veprimet e gabuara dhe kryesisht mosveprimet tuaja kanë sjellë klubin në gjendjen aktuale. Ju kemi pritur pafund të realizoni premtimet e bëra në mënyre periodike, kemi pritur rikthimin e dinjitetit, të shpirtit karakteristik dhe të titujve. Në vend të kësaj po shohim venitjen e vlerave, papërgjegjshmërinë absurde dhe rënien aktuale”. Tifozët kanë bërë thirrje për rikthimin e dinjitetit të skuadrës, duke i kërkuar bashkisë të veprojë menjëherë. “Nuk na intereson kush e jep zgjidhjen dhe as nga ç’fushë e biznesit është apo kujt krahu i përket. Ne duam dinjitetin e Tiranës sonë, në vendin ku i takon. Ne duam që klubi të gjejë qëndrueshmëri dhe rregull në funksionimin e tij, në mënyrë që pas një viti, në 94-vjetorin e klubit të mos gjendemi përsëri këtu, me të njëjtat kërkesa”.

TE DREJTE KINI PO KUJT I ANKOHENI KRYETARI BASHKISE ESHTE TOP MODEL PER GAY JO PER QYTETETARET ME VJEN PER TE VELLE KUR KUJTOJ KETE ,,,GAY [ B ,,,Q ]