94 vjeçarja feston ditëlindjen në mënyrën më të pazakontë (Video)

Leda Hysa

Një grua nga Pensilvania ka vendosur që të festojë 94 vjetorin e saj të lindjes në një mënyrë të çuditshme për moshën që ka.

Eila Campbell është hedhur në aeroportin rajonal Hazleton të dielën, së bashku me dy mbesat e saj.

Ajo e ka komentuar këtë veprim duke thënë se ishte mundësia e saj, pasi vitin tjetër mund të mos ishte më.

“Unë ndoshta nuk do të kem mundësi që ta realizoj vitin tjetër. Ndaj vendosa të hidhem tani. Rënia e lirë është thjesht ‘wow’. Era është kaq e mrekullueshme, ishte e gjitha e mrekullueshme dhe unë u kënaqa pa masë, do ta bëj sërish.”, tha Campbell.

Mbesat e saj Sarah Schuelke dhe Jess Fox u hodhën gjithashtu me parashutë. Secila prej tyre është hedhur veçmas por në të njëjtën kohë.

https://www.youtube.com/watch?v=YrMfXc89YfM

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *