Pse Avni Rustemi nuk ishte i rastësishëm!

Ornela

Nga Skifter Këlliçi

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Edhe sot e kësaj dite me të drejtë shtrohet pyetja: “Kush e caktoi Avni Rustemin të merrte përsipër vrasjen e e Esat pashës?”. Rreth këtij problemi ka shumë hamendësime, ndër të cilat njëra se gjoja në një mbledhje ku u rrah kjo çeshtje, dolën disa vullnetarë, ndaj u hodh një short… dhe Avniut i ra një letër me vrimë, që përcaktonte atë që do të ndërmerrte këtë akt të lartë atdhetar…

Por e vërteta duhet të jetë krejt ndryshe: Logjikisht Rustemi u zgjodh, sepse së pari zotëronte shumë mirë frëngjishten, që e kishte mësuar në kolegjin francez të Lozanës, (1912-13), në kolegjin italo-arbëresh në Shën Mitër Koronë në Kalabri, të cilin e mbaroi më 1919 dhe me sa duket edhe në Universitetin e Romës, ku studioi një vit dhe e ndërpreu në mesin e vitit 1920, për t’u kthyer në atdhe. Eshtë e kuptueshme se frengjishten do ta përdorte gjatë qëndrimit në Paris dhe proceseve hetimore e gjyqësore, ku do të mbronte veten dhe do të demaskonte Esat pashën, siç ndodhi njëmend. Dhe, ajo më e rëndësishmja, Avniu u zgjodh, sepse ishte shumë trim, cilësi që e kishte dëshmuar kur kishte marrë pjesë në luftime kundër bandave shoviniste greke dhe esadiste në vitet 1914-15, siç e ka dëshmuar në hetuesi.

 

***

Vazhdojmë tani me rrugëtimin e Rustemit për të kryer atentatin. Duhet vënë në dukje se kur arriti në Paris, pasi kishte lënë pas Tiranën, Durrësin dhe Romën, Avniu kishte me vete rreth 9 mijë franga franceze, shumë tepër e madhe për një student. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi “Avni Rustemi”, dosje nr.2, procesverbal hetimor pas atentatit, mbajtur në zyrat e e hetuesisë së burgut Santé në Paris, të cilit do t’i referohemi heë pas here).

“Çështjen e shumës së madhe të të hollave që kishte në përdorim,- shkruan Jusuf Alibali në artikullin e tij studimor “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze, (“Studime historike”, nr. 2 1964, f aqe 215),- të cilën akuza e përdorte si element fajësie, ai e shpjegon kështu: “Me rastin e nisjes për studime dhe duke marë parasysh vështirësitë e transportit dhe vonesat e postës, ai ka mundur të merrej vesh me qeverinë që bursa t’i jepej për gjashtë muaj menjeherë…Pjesën tjetër të të hollave,- dëshmon Avniu,- e kam marrë nga vëllai, Fejzoja, i cili qe kthyer nga Amerika në mars të vitit 1920”. Pastaj ai dëshmon edhe se se ka vajtur në Napoli për të takuar atë dhe ka kërkuar ta ndihmonte për udhëtimin e tij në Paris”.

Hetuesit francezë, të cilët shikonin edhe në shumën e tij “një corpus delicti”, ishin të shtrënguar të ngrinin supat”, (Po aty). Sajim i mençur i Avniut,që ishte përgatitur për çdo pyetje të hetuesve, që me sa duket dyshonin se ai ishte vrasës me pagesë.

Përse Avniu kishte me vete një shumë kaq e madhe, po të marrim parasysh se për të blerë një kostum në rrobaqepësinë Ribulet Puasonie, meqë ai që mbante, ishte i vjetër, Avniu ka përdorur 375 franga dhe ka parapaguar 210 franga për një muaj një dhomë në Hotel de Tuileri, nga ku mund të vëzhgonte lëvizjet e Esat pashës, që bujtte në hotelin “Kontinental”, në rrugën Kastilione dhe jo në hotel “Ritz”, siç dëshmon gabimisht Mustafa Kruja në letrën e tij?..

Kjo shumë e madhe iu dha Avniut, sepse çasti kur do të kryente atentatin nuk varej prej tij, por nga rrethanat që do të krijoheshin, të cilat për fat të mirë, falë edhe zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, u krijuan në jo më shumë se dy javë nga çasti i arritjes së tij në Paris.
Po të kthehemi përsëri te letra e Mustafa Krujës drejtuar at Paulin Markgjokajt.

“Me këto pare,- shkruan ai,- niset Avniu prej Tirane në Romë, ku ndalet pak ditë dhe ku i bien në erë punës edhe 3-4 nacionalistëv e mandej shkon në Paris…”.

Por Esat Dishnica, siç e përmenda më sipër, pohon të kundërtën. Kështu pohon edhe Reshat Këlliçi:

“Atë mbrëmje dhjetori të vitit 1920, kur Avniu kishte ardhur nga Vlora, ku ishte pritur si hero nga vlonjatët, – më thoshte xhaxhai një ditë të vitit 1963, kur po përfundonte librin e tij me kujtime “Me djemtë e “Bashkimit”,- me plot shokë e takova Avniun në përballë Sahatit të madh të Tiranës. E përqafuam dhe e përshendëtëm edhe ne si hero. Isha njohur dhe miqëuar me të që në bangat e kolegjit italo- arbëresh të Shën Mitër Koronës në Kalabri, ku kishim kaluar katër vjet së bashku me Sefulla Malëshovën e shokë të tjerë. Por, as përpara atentatit, as gjatë atij takimi dhe as më pas, Avniu nuk shqiptoi as edhe një fjalë se si u përgatit dhe kush e ndihmoi që të kryente bëmën e tij të pashembullt”.

Në vazhdim të letrës së tij Mustafa Kruja e përshkruan kështu atentatin e Avni Rustemit kundër Esat pashë Toptanit: “I avitet Esatit me anë të sekretarit të tij Stavri s’dij kushit prej Kavaje, kinse për një bursë studimi n’atë kryeqytet. Kështu nxuni banimin e viktimës së tij, (hotel “Ritz”, në mos gabofsha), dhe vojt e e priti poshtë në holl e kur Esat pasha duel jashtë tue iu hudhë automobilit, e ndoq prapa e briti: ”Ndal, tradhtar i atdheut!”. Atëherë edhe qiti mbi të nuk dij sa herë revolverin a pistolën që kishte pas ble, nuk dij në Romë apo në Paris. Kto janë fakte që di mbi vrasjen e Esat pashë Toptanit.”. (“Albanica” nr.72 faqe 92, 2010).

Dhe kjo dëshmi e tij përkon thuajse plotësisht me të vërtetën historike të këtij atentati, që Avniu, siç dot shohim dëshmon në hetuesi, pavarësisht se emri i sekretarit të Esat pashës nuk ishte Stavri, por Gjergj Goga, nga Durrësi.

Vemë në dukje më këtë rast se pas vdekjes, kufoma e Esat pashës mbeti per 14 muaj në morgun e Bashkisë së Parisit në pritje që të varrosej. Dhe, siç vihet në dukje në një artikull të botuar më 7 gusht të viit 1921 në gazetën amerikane “Nju Jork Tajms”, mbeti atje, sepse: ”…asnjë nga pjesëtarët e familjes, fisit dhe vendit të tij nuk tregohet i gatshëm të ndërmarrë nje telash të tillë, për të vendosur se ku do të jetë varri i Esat pashës së madh”. (Sipas gazetës “Dita”, 8 maj 2017, botuar nën kujdesin e pr. dr. Sadik Bejkos).

Megjithatë, u gjend qeveria sërbe që të kujdesohehej që ky farë pashai të prehej “i qetë” në varrezat e ushtarëve serbë, në Paris, të cilët kishin rënë gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe kjo, sepse, siç dihet botërisht ai ishte nga miqtë më të mirë të serbëve, me të cilët kishte nënshkruar shumë marrëveshje, ku u kishte premtuar krahina të veriut të Shqipërisë. Jo më kot, edhe qeveritarët serbë, kur vizitojnë Parisin, nuk harrojnë të vizitojnë edhe varrin e tij, siç ka bërë Vulini, ministri  për çeshtje Sociale i Serbisë, i shoqëruar dhe nga personalitete të tjera të larta serbe . Duke vendosur kurora mbi varrin e kësaj figure të neveritshme për popullin tonë, ai me cinizëm deklaroi: “Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do të harrojmë Esat pashën, i cili në momente të vështira ishte pranë nesh.… Ai ishte shembull se si shqiptarët dhe serbet duhej të bashkëpunonin… Ne nuk duhet të harrojmë Esat pashën, padrejtësisht i harruar dhe anatemuar nga historia, qoftë dhe jona”. (Shqiptarja.com, 16 nëntor 2014).

 

Atentati i Avni Rustemit nga më të rrallët në botë

 

Historia botërore njeh shumë atentate politike. Por atentati i Avni Rustemit, që pa ngurrim përfshihet midis tyre, është i veçantë sepse, ai, pasi vrau Esat Toptanin, nuk u orvat të largohej, por qëndroi, ngaqë do t’i përmbahej tezës së vrasjes pa paramendim, pra veprim i shkaktuar në kushtet e një tronditjeje të madhe shpitërore, kur pa përballë këtë pasha ,që aq dëme i kishte sjellë çeshtjes shqiptare, i cili po kapardisej para tij. Sigurisht duke përdorur vazhdimisht këtë motivim, ai edhe mund t’i shpëtonte dënimit me vdekje., siç ndodhi në të vërtetë.

Veproi kështu sipas një plani të studiuar mirë, që të mos ngatërronte me këtë akt qeverinë e Tiranës. Po të ndodhte kjo, do të shkaktohej skandal diplomatik ndërshtetëror i përmasave të mëdha, aq më tepër që në Versajë, jo shumë larg Parisit, vazhdonte të zhvillohej Konferenca e Paqes dhe Shqipëria bënte pjesë në planet e një rindarje të re nga Fuqitë e Mëdha, të cilin pashai Tiranës e pranonte, mjafton që të ishte i parë në atje. Veproi kështu duke e ditur se edhe mund të dënohej me vdekje.

Avni Rustemi nuk e ka pasur të vështirë të takonte në Paris, ose qytete të tjera franceze mërgimtarë shqiptarë, në Lion, a minierat e Sent Etienit, ku mund të kishte njohur dhe t’u tregonte atyre planin që kishte ndërmend të kryente në bashkëpunim me ta, të siguronte, p.sh. një makinë me qira, të ndiqte së bashku me ta lëvizjet e Esat pashës, të gjente çastin e duhur, siç e gjeti, të vriste Esat pashën, siç e vrau, pastaj të sulej nga makina e ngarë nga një mërgimtar tjetër, që do ta shpinte në lagjet rrethinore të Parisit dhe kështu të humbiste kështu gjurmët, siç ka ndodhur me shumë atentatorë. Edhe këtë mund ta bënte.

Por a do të mund të kishte besim se këta mërgimtare do ta mbanin të fshehtë këtë akt me kaq rëndësi pë fatet e Shqipërisë që ishte vënë në ankand, pikërisht nga Esat Toptani? Problem shumë i koklavitur… Pra, faktet dëshmojnë se me përjashtim të dy shqiptarëve, siç do të shohim, edhe ata sepse i shërbenin qëllimit që i kishte vënë vetës, Avni Rustemi nuk takoi asnjë mërgimtar shqiptar tjeër.

I pari ishte Gjergj Goga, sekretari i Esat pashës, të cilin Rustemi e takoi enkas në në një ekspozitë etnografike shqiptare që ishte hapur në Paris ato ditë qershori të vitit 1920, dhe të cilit i kërkoi që mundësisht ta ndihmonteë të gjente adresa për kurse të frengjishtes dhe pedagogjisë. Kështu pas disa ditësh, pikërisht me 13 qershor të atij viti, shkoi në hotelit “Kontinetal”, ku banonte Esat pasha që të të merrte prej tij këto adresa, dhe papritur, në vend të tij, u ndodh para pashait!..Dhe, – siç u shpreh në gjyq, “duke lexuar në ballin e tij mizoritë që kishte kryer ndaj popullit shqiptar, nuk u përmbajta nxora koburen dhe e vrava”. Pra, vrasje pa paramendim…

Po kështu ndodhi edhe me personin e dytë, Mithat Frashërin, i cili ishte pjesëtar i delegacionit të qeverisë së ligjshme shqiptare në Konferecën e Paqes, dalë nga Kongresi i Lushnjës, që mbronte atje interesat e Shqipërisë. Edha atë Avniu e takoi për të njejtat arsye ne hotelin “Kempbell” ku banonte. Dhe si Gj. Goga ashtu M.Frashëri dëshmuan në procesin gjyqsor se kishin takuar këtë djalosh që kishte ardhur në Paris për qëllimet e mësipërme. Pra, si pasojë vrasja ndodhi krejt rastësisht.

Ja sepse Avni Rustemi, natyrisht me të tjerë, të cilët edhe sot nuk dihet se cilët janë, vendosi që atentatin kundër Esat pashës pashës ta kryente pa dijeninë e askujt tjetër. Ai shkoi atje drejt vdekjes, pavarësisht se në procesin gjyqsor gjyqin që do tëzhvillohej pasi të vriste Esat pashën teza e vrasjes pa paremendim do të rrëzohej nga zihej nga akuza, ashtu siç ndodhi njëmend. Dhe vetëm falë qëndrimit heroik të tij heroik, falë demaskimit me guxim dhe me argumente se viktima e tij ishte tradhtar i pashembullt i atdheut, falë mbështetjes së popullit shqiptar, anekënd vendit, që i dërgoi me dhjetëra telegrame qeverisë franceze, ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Departamentit të Senës  në Paris, ku u zhvillua procesi gjyqsor, Avni Rustemi, të cilin deri në minutat e fundit i qëndronte mbi kokë aktakuza për vrasje me paramendim, pas vendimin të jurisë, të mbështetur dhe në mbrojtjen e flaktë të avokatit  Anatol de Monzië, që argmentoi  se Rustemi kishte vrarë një tradhtar të kombit të tij, u lirua drejt e në sallën e gjyqit. Dhe pastaj, në dhjetor të vitit 1920, pas 6 muajsh qëndrimi në burgun e fashmëm “Sante”  të Parisit, u prit ngadhjyes në Vlorë, si bir i shtrenjtë i popullit të tij.

 

***

Të njihemi me disa nga atentatet më të bujshme në botë dhe Shqipëri, ku atentatorët pas akteteve të tyre, ose i kanë humbur, ose janë orvatur të humbin gjurmët:

-Më 14 qershor tëvitit 1865, Xhon Bushi vret në teatrin “Ford” të Uashingtonit presidentin amerikan Linkoln, arrin të zhduket, për t’u kapur dhe vrarë më vonë.

-Më 28 qershor të vitit 1914, studenti boshnjak, Gavrillo Princip, vret në Sarajevë Franc Ferdinandin, princin trashigimtar të Austro-Hungarisë. Përpiqet të largohet, por kapet.

-Më 30 qershor tëvitit 1918 anarkistja Fania Kapllan, qëllon dhe plagos në një miting Leninin. Kërkon të të humbasë gjurmët, por kapet.

-Më 22 nëntor të vitit 1963 Li Osvoldi qëllon dhe vret nga çatia e një godine në Dallas presidentin Kenedi. Kërkon të largohet, por kapet.

-Më 28 shkurt të vitit 1986 vritet kryeministri suedez, Olof Palme. Atentatori ende nuk është zbuluar.

-Më 4 mars të vitit 1995, pas një mitingu vritet kryemininistri izraelit, Isak Rabin. Atentatori, Zhigal Amir, student ortodoks, kërkon të fshihet, por zbulohet dhe arrestohet.

Nga atentatet e kryera në Shqipëri:

-Në mars të vitit 1913 Osman Bali, me urdhër të Esat pashës vret Hasan Riza pashën, komandantin turk të garnizonit të Shkodrës që po mbronte këtë qytët nga rethimi malazez dhe humbet gjurmët.

-Më 1924 Isuf Reçi vret pas shpine në  Pazarin e ri në Tiranë Avni Rustemin dhe fshihet. Vritet më 1944 nga forcat partizane.

-Më 1926 Myslym Peza vret në fushën e Namasgjasë në Tiranë Osman Balin dhe zhduket.

-Më 1931 Aziz Çami me shokë kryen në Vjenë atentat kundër Zogut, por në vend të tij vritet adjutanti Llesh Topallaj. Bën përpjekje të largohet, por kapet nga policia austriake.

-Gjatë Luftës Nac .ÇL. Myslym Peza, Lym Keta dhe të tjerë guerrilas kanë kryer atentate kundër hierarkëve fashistë dhe u kanë shpëtuar ndjekjeve të tyre.

 

(Vijon)

Share This Article
6 Comments
  • Osvaldi nuk e pranoi akuzen, biles ishte i cuditur! Cudia me e madhe, si u qellua dhe u vra, -cafre kemi pare disa here ne TV!?
    Olaf Palme i Suedise mendohet se eshte vrare nga vete perendimi ne bashkpunim me police suedeze, sepse me politiken e tij paqesore dhe afruese me Lindjen linte pa pune miliona idiote burokrate qe hanin buke permes Luftes se Ftohte! (Shikoni sot se si te njejtet idiote perpiqen te rinisin Luftra te reja te Ftohta, sepse luajne rolin e patrioteve duke marre rroga te majme.)
    Myslym Keta -flitej asaj kohe se e kish hequr qafe sigurimi i shtetit permes aksidentit me gaz. Por e sigurte nuk eshte!
    Ka dhe shume atentate te tjera.

  • Osvaldi nuk e pranoi akuzen, biles ishte i cuditur! Cudia me e madhe eshte, si u qellua dhe u vra, -cfare kemi pare disa here ne TV!?
    Olaf Palme i Suedise mendohet se eshte vrare nga vete perendimi ne bashkpunim me police suedeze, sepse me politiken e tij paqesore dhe afruese me Lindjen linte pa pune miliona idiote burokrate qe hanin buke permes Luftes se Ftohte! (Shikoni sot se si te njejtet idiote perpiqen te rinisin Luftra te reja te Ftohta, sepse luajne rolin e patrioteve duke marre rroga te majme.)
    Myslym Keta -flitej asaj kohe se e kish hequr qafe sigurimi i shtetit permes aksidentit me gaz. Por e sigurte nuk eshte!
    Ka dhe shume atentate te tjera.

  • Eshte fatkeqesi per nje shoqeri kur krijuesit e fushes se Letersise futen ne fushen shkencore te Historise:

  • Esad pasha,ashtu si Sali Berisha i nxorri ujet e zi Shqiperise.Tradhti,krime,rrebelimem grabitje,te njepasnjeshme,qe populli i cfilitur nuk po i perballonte dot.
    Avni Rustemin e coi perendia e shqiptareve per te ndeshkyar te paudhin.
    Derisa eshte i vetmi dhe nuk u perserit ne historine e Shqiperise te mbushur me tirane,kriminele,demagoge,hajdute,atdheshites,,kjo tregon qe eshte i rastesishem,i paperseritshem,hero kombetar.

    • Ka nje problem ne vitet 20 ! Si Avni Rustemi ne Paris qe vrau Esat Pashen ashtu edhe Balto Stambolla qe vrau ne Bari Luigj Gurakuqin dolen ne gjyq dhe nuk u denuan ??? Dhe te dy ishin paise me mjetet e duhura dhe flitet qe pas te dy rasteve qendrojne politikane te ndryshem te atyre viteve. Vetem njeri eshte i perfolur dhe prezent ne dy rastet ,Ahmet Zogu !

  • Avni Rustemi = Julian Sinanaj = vrasës me pagesë.

    E pagoi qeverria e Lushnjës për të eleminuar Esat pashën, sepse e kishte kundërshtar. Këtë e ka dëshmuar llogaritar i i qeverisë së Lushnjës që 7 kishte dhënë pagesën me urdhër qeverrie, i vdekur në burgjet sllavo-komuniste më 1957.

    Edhe sllavo-komunistët që e glorifikuan, pikërisht sepse ishte dora e tyre, vrasës me pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *