I moshuari Rrahman Dedaj është një nga personat më të veçantë në Kosovë. Ai jeton në Kamenicë dhe i ka mbijetuar Masakrës së Tivarit në përfundim të Luftës ll Botërore
Por nuk është kjo e veçanta e 95-vjeçarit. Sipas gazetës “Express”, Dedaj është bërë 11 herë baba, 62 herë gjysh dhe 86 herë stërgjysh, ndërsa për të dytën herë është bërë edhe katragjysh.
Në total, ai e ka përjetuar 161 herë ndjesinë e të qenit gjysh, stërgjysh e katragjysh.
Në foton e mësipërme, ai ka dalë me motrën e tij e cila vdiq vitin e kaluar në moshën 85-vjeçare.

DELETED
Cfare shkrimi i bukur! Sa perjetim i mire duhet te jete te kesh nje familje kaq plot!