Arma e Xhenios më 20 Janar 1921 nisi rrugën e saj duke mbushur 95 vjet nëpërmjet punës, sakrificave, gjakut të derdhur për të punuar e jetuar populli i sigurt në paqe.
Veç detyrave ushtarake të kohës ndër vite, ajo ishte arma më humane pranë popullit në përmbytje, tërmete, dëborë, ndërtim rrugësh e urash dhe kudo.
Nga lartësia e këtij përvjetori kujtojmë dëshmorët e saj, që për jetën, dhanë jetën duke çminuar tokën e mbjellë me mina. Kujtojmë oficerët, ushtarët, civilët që gjithë jetën ja kushtuan kësaj arme për mbrojtjen e atdheut nga armiqtë tanë tradicionalë.
