Sot u përkujtua 95 vjetori i krijimit të Bibliotekës Kombëtare. Për rastin, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “do të zhvillojmë një projekt të ri për të transformuar hapësirat e Bibliotekës Kombëtare” dhe shtoi se është “rritur buxheti që mbështet programin për zhvillimin e institucioneve të kulturës”.
Sipas tij, projekti i radhës do të jetë transformimi i sallës së TOB-së dhe ndërtimi i teatrit të ri.
Më tej, Rama i dhuroi edhe një libër me pikturat e tij drejtueses së institucionit.
“Dhurata ime është shumë modeste, albumi im i shkarravinave të mia. Unë po ja dhuroj drejtoreshës pa pretenduar që të futet në arkivin e Bibliotekës. Unë do ta lë në tavolinën e saj dhe ajo të vendosë nëse do ta marrë në shpi ose do ta lërë aty”, tha Rama. /Dita/

Mos e zeni ne goje biblioteken Kombetare se eshte nje nga turpet e “demokracise” se 25 vjeteve te fundit.
Do te shikosh prirjet e nje qeverie? Shiko kujdesin e saj per arsimin e shkencen dhe merr vesh se kush drejton Shqiperine..
Puna e pare qe beri Qeveria e perbere nga njerez te kulturuar e Lushnjes sapo erdhi ne Tirane ishte ngritja e Bibkliotekes Kombetare me libra te dhuruar nga atdhetare shqiptare dhe me nje ndertese modeste te dhuruar nga nje familje tiranase.
Ne vitin 1963 ajo kaloi ne Pallatin e Kultures.
Si nje frekuentues i regullt i kesaj biblioteke, une kujtoj me mall sot furnizimin me literature nga te gjitha fushat e shkences e sidomos te albanologjise qe ishte caktuar me te drejte si drejtim paresor i kesaj biblioteke (futej aty cdo liber ku permendej per mire ose per keq Shqiperia), pajisjet, mirembajtjen dhe sherbimin, qe nje erudit i albanologjise i shetitur neper Europe thoshte se sherbimi ketu mund te krahasohet me te bibliotekave me te mira te Europes.
As Sali Berisha as Fatos Nano nuk kane qene frekuentuese te kesaj biblioteke qe ta kuptojne se si ka degraduar kjo biblioteke. Qysh ne mes te viteve 70 u projektua te ngrihej nje Biblioteke e re sepse ambientet e saj ishin te pamjaftueshme e te papershtateshme (projekti u la pas prishjes me Kinen).
Ne 1991 sapo erdhi “demokracia”, nder punet e para qe beri qeveria ishte t’i mirrte ambientet “e teperta” qe kishte biblioteka per te bere DISKO sepse sipas pikepamjes se nje qeveritari ngritja e diskos kishte te bente me permiresimin e imazhit te Shqiperise!
Vereni mire, diskoja e jo biblioteka do t’a permiresonin imazhin e Shqiperise per kete qeveritar!
Ne biblioteke qe nga viti 1990 nuk vine me revista te shkencave te natyres dhe inxhinierike (ne ate kohe vinin mbi 100, duke perfshire revistat shkencore te rangut me te larte si revista amerikane Science dhe revista Nature. Edhe fondi i albanologjise eshte varferuar. Shume nga revistat qe vinin me pare si Revue d’etudes Sud europeen, Zeitschrift fuer Balkanologie etj. nuk vine me. Pajisja le shume (duke perjashtuar dixhitalizimin qe ne ate kohe nuk ishte bere as ne vendet e tjera te Europes) per te deshiruar.
Kur pyet punonjesit per kete gjendje te thone se nuk ka fonde per mirembajtjen dhe futjen e botimeve te reja.
Arsyeja e vertete eshte sepse drejtuesit e shtetit shqiptar ceshtjen e edukimit patriotik e shkencor te shqiptareve e kane ceshtje te dores se fundit, sepse besojne me te vertete qe imazhi i Shqiperise permiresohet me disko, me drita vezulluese, me Mis Albania, me xhami e kisha, etj.
Jo vellezer shqiptare, asnjeri nuk dyshon se shqiptaret i duan diskot e defrimet e cdo lloji, jene, fene, bukurine etj..
Ajo qe na mungon dhe qe po e humbasim perdite e me shume ne shqiptaret eshte kultura, shkenca, teknologjia pa te cilat Shqiperia do ta zmadhoje cdo dite e me shume distancen qe e ndan nga bota e perparuar
Ky shkrim me beri qe pa dashur te bej krahasimin e vizionareve te qeverise se Lushnjes qe ndermoren si akt te pare themelimin e Bibliotekes Kombetare me qeverite e “demokracise’ qe moren ambientet e bibliotekes per te bere disko.
Eshte me te vertete shume treguese per renien tone intelektuale dhe mungesen e cdo vizioni nga qeverite shqiptare.