O mendime që më vini
Turbull posi valët
Dhe me aromë Pelini
M’i vishni gjith’fjalët.
Që ju linda, që ju rrita
Porsi kanakarë
Në udhëkryqe dhe në prita
Pse më hiqni zvarrë?…
Më lëviz damari i ballit
Si një eksplozion,
Porsi Shtëpia e Djallit
Koka më gjëmon.
Ç’më sjellin këto mendime
Gjithë këto meraqe,
Moj e shkreta jeta ime
Që nuk gjete paqe!…
Moj e shkreta jeta ime
Me ato vullkane,
Me të thinjurat mendime
Në borë e tufane…
O mendime, o mendime
Që më hapët punë,
U thinjët si mjekra ime,
U thinjët si unë.
O mendime që në zemër
Më digjni si eshka,
Ju keni turrin e dritës;
Unë eci si breshka.
Se shkrihet poet’ i shkretë
Në ballin e shqotës
Dhe shkurton të tijën jetë
Që të zgjasë të Botës.
Ndez e ndez ky i bekuar
Një dritëz mes territ;
Veç Ai i ka jetuar
Mundimet e Ferrit.
Asnjëherë në krahë të tija
Nuk shënoi balanca,
Tretet si vesa, si hija
Kur flet injoranca.
Mund të mposhtë gjarprin me zile,
Të mundë një kuçedër,
Po pushtet’ i injornacës
Është më i egër.
Veç në Qiell, pranë Fronit
Do ish i pushtetshëm;
Poeti dhe injoranca
Armiq të përjetshëm.
Pak janë flladet dhe aromat
Që e përkëdhelin;
Gjembat rriten me shumicë,
Lulet mezi çelin.
O mendim që vret Arbenin
Me gjyle të rënda-
Unë i jap jetës melhelmin,
Ajo më jep gjemba.
Po nuk trembem, po nuk tutem
Jo nga kjo përpjekje
Dhe në tufë jo nuk futem
Të më gjesh, moj vdekje!…
Se unë jam Trumpetë e Artë
Në buzën e Zotit
Që i ndez vullkan të zjarrtë
Kohës së Robotit!…
Dhe nuk pres nga njerëzia
Të më bëjnë gjyqin,
Se përmbi supet e mia
Vetë e hodha kryqin…
31.03. 2007

I ricchi, i ricchissimi, i poveri e i poveracci
Chi vive sotto il ponte, chi suda il salario
chi fa il deputato ed è milionario.
Chi ama il potere e ha i sogni di gloria,
e senza un morale vuole sempre vittoria.
Chi ruba l’elezioni e fa il dittatore,
e un criminale pazzo che non ha un cuore.
Chi mente il popolo, e fa parte della storia,
sono i politici, e hanno scarsa memoria.
Non sanno che dicono, ne oggi o domani,
bugie ogni giorno e se ne lavano le mani.
Chi non mangia ma vota, chi ha votato per sbaglio,
chi è rimasto deluso, e fa pronto il bagaglio.
Chi non ha un lavoro, e nemeno una ragazza,
chi crede in Dio, e racconta balle in piazza.
Chi lavora in un call center anche se è uno scienziato,
chi e diventato premier anche se è un pazzo malato.
Chi vuole l’aumento, e gioca sempre d’azzardo,
chi non arriva a fine mese, e sogna di avere un miliardo.
Chi fa il giornalista, ma pagato come un mercenario,
fa un programma in TV, con un calcolato scenario.
Un teatro politico, che è prorpio una merda,
sempre il popolo che soffre, il popolo che perda.
Da una vita che dicono le stesse cazzate,
solo imbrogli e verita nascoste e mancate.
Questa è la verita, anche se ti piace o no,
e l’unica grande verita, per fortuna io la so.
O Duka! Ç’lidhje ke ti me Zotin e $1? Sa të paguajnë për të bërë servilin e Ramës?
@Molla e padijes
Ne gojen tende dhe te shpurres se te paditurise emri i Arben Dukes ndotet. Ti dhe te gjithe si ti jeni thjesht ndotes!
Miliona te tjere e ngrene dhe do ta ngrene larte kete emer te bekuar.
Arben Duka eshte nje legjende e letersise dhe kultures shqiptare.
Me penen, punen dhe talentin e Tij, Arben Duka ka firmosur pavdeksine.
Nje shpirt atdhetar, te pasur dhe te paster si Ai nuk e gjen kund.
Testamenti, qe Ai i le Kombit eshte i pakrahasueshem per nga vlerat atdhetare, kulturore, edukative dhe artistike.
Per nga madhesia thesari Arben Dukes eshte me i madh se çdo thesar, dhe i pazevendesueshem.
Shendet, jete te gjate dhe suksese, i nderuari dhe i bekuari Arben Duka!
Dakord, shko lëpiuni të dy Ramës, se kështu rrinë diktatotët në pushtet, me servila dhe shpurra injorantësh të gatshëm kurdoherë. Ti mollë e paditur e diferencën midis të mirës dhe së keqes? Shko mësoje pastaj fol për pastërtinë dhe diturinë e gojës sime.
Arben Duka lexohet me knaqesi te vecante dhe une ketu shkoj cdo dite te lexoj nje perle qe na kenaq me fuqin e tij mendore te pakrahasueshme ne poezi me te cilat trajton edhe problemet politike e shoqerore. Nuk ka fushe te mendimit ne shkrimet letrare qe nuk eshte trajtuar nga Arben Duka. Vetem kenge jane mbi 1000. Kenge mbi nje mij?! Si ka mundesi po them dhe une, por kjo eshte e vertete, por a gjejme nje tjeter me nje prodhimtari te tille? As behete fjale, pasi Arben Duka eshte i vecante, se mekanizmi i trurit te tij ka ndertim te tille specifik prandaj quhet Arben Duka. Te na rroj e te tjera Perla te na japin se te tjere si Arben Duka nuk perseriten ne nje kohe te shkurter, duhen shume vite, dekada me radhe. Aty ketu ndonjeri godet Arbenin dhe mire ben se nuk goditet pema pa kokrra, gjithmone e perhere i di gjithe bota mbare se pemet me kokrra goditen. Pastaj ne pyll druret per qereste te paret priten ato qe jane te drejta. Prandaj t’i urojme Arben Dukes shendet e jete qe te prodhoj sa me shume shkrime qe shpirtin ushqejne. Edhe ndonje ngacmim eshte pozitiv se nga ato Arben Duka behet me prodhues!
Po o Lefter, po , te narroje Partia e tu dhjefte shtepia.
Ti o halabak ke qene dhe je komunis dhe enverist, pra ateist/ Cfare te lidh ty me Zotin? Apo dridhe like me lesh per trike, flasim si na i do puna. Nuk ke surrat ti te zesh me goje Zotin.