Aksident i rëndë në aksin Milot-Thumanë, humb jetën drejtuesi i motorit

time

Mbrëmjen e kësaj të marte, në aksin Milot-Thumanë është regjistruar një aksident.

Raportohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Pjetër Perkeqi, rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me motor.

Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën një automjeti dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *