Mbrëmjen e kësaj të marte, në aksin Milot-Thumanë është regjistruar një aksident.
Raportohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Pjetër Perkeqi, rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me motor.
Nga informacionet e para dyshohet se drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën një automjeti dhe si pasojë ka humbur jetën.
Sakaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
h.b/dita
