Si e shfrytëzon një gjirokastrit sms në murin e Kryeministrisë

anazapta

Nismës së qeverisë për të publikuar në murin e Kryeministrisë sms me urime nga qytetarët për të përfituar disa ndihma për shtresat në nevojë i janë bashkuar shumë njerëz. Një lumë mesazhesh është nisur drejt numrit 0674067677, për të përfunduar më pas në fasadën e ndërtesës së qeverisë.

Mes sms-ve ra në sy një prej tyre që u fotografua nga fotografi Armando Babani, në të cilin shkruhej se një qytetar shiste një makinë. Nga të dhënat e dërguesit thuhet se është Gimi nga Gjirokastra. S’kishte si të ndodhte ndryshe, një rrugë e dy punë. Edhe dhuratën e bën me një sms, por dhe njofton lajmërimin që i duhej..:)

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *