Nismës së qeverisë për të publikuar në murin e Kryeministrisë sms me urime nga qytetarët për të përfituar disa ndihma për shtresat në nevojë i janë bashkuar shumë njerëz. Një lumë mesazhesh është nisur drejt numrit 0674067677, për të përfunduar më pas në fasadën e ndërtesës së qeverisë.
Mes sms-ve ra në sy një prej tyre që u fotografua nga fotografi Armando Babani, në të cilin shkruhej se një qytetar shiste një makinë. Nga të dhënat e dërguesit thuhet se është Gimi nga Gjirokastra. S’kishte si të ndodhte ndryshe, një rrugë e dy punë. Edhe dhuratën e bën me një sms, por dhe njofton lajmërimin që i duhej..:)

Haha, cfare ben fotoshopi me eeeeeej. Nejse, pertej shakave nisma e KM eshte e papare. Suksese. Une dergova sms mbreme e me doli per 5 min ne mur
Po mos ja fusni kot. Bravo per nismen e mos u merrni me edit_ime fotosh
Super nisme nga KM. Bravo qe projektohet ne murin e KM Bamiresine
Suuuuuuuper nisme e Rames. Bravo