Shpërthimi në një minierë u ka marrë jetën 7 minatorëve dhe ka lënë të plagosur 30 të tjerë, në Pakistan.
Agjencitëvendase të lajmeve thanë se ngjarja e ndodhur në provincën Lowr Orakzai, në zonën e Dolit, erdhi si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi, e akumuluar në galeritë e nëntokës.
Operacionet e shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet thonë se bilanci i viktimave mund të rritet.
