Pakistan, shpërthim në minierë, 7 të vdekur

anazapta

Shpërthimi në një minierë u ka marrë jetën 7 minatorëve dhe ka lënë të plagosur 30 të tjerë, në Pakistan.

Agjencitëvendase të lajmeve thanë se ngjarja e ndodhur në provincën Lowr Orakzai, në zonën e Dolit,  erdhi si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi, e akumuluar në galeritë e nëntokës.

Operacionet e shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet thonë se bilanci i viktimave mund të rritet.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *