Më tepër sesa konsumimi tej mase i PS-së në 8 vjet qeverisje; më tepër sesa ndarja e saj në dy pjesë nga largimi i Metës me të tijtë, fitorja e PD-së më 2005 erdhi dhe për shkak të kuotave të ngritur vrulltazi të kësaj force politike në opinionin publik prej një karte tejet të efektshme, të quajtur KOP (Komiteti i Politikave Orientuese), që ngjante askohe, me gati-gati, ajkën e elitës shqiptare, që do e mirëqeveriste Shqipërinë, pas një tip qeverisjeje të majtë, të njollosur keq me hedonizmin e kreut të saj, Fatos Nano. Ishte pikërisht ai gjak i ri, që e pudrosi portretin e rrudhur politik të Berishës, duke e rinuar e rehabilituar më pas, aqsa t`i besohej sërish qeverisja.
Sot, nga ata figura shumë pak kanë mbetur, një a dy, ja dhe tre, mes tyre dhe Basha, e në 8 vjet, vështirë se mund t`u bëhet ndonjë bilanç se çfarë sollën e se çfarë i lanë vendit. Por çështja shtrohet se cilët janë “yjet” e rinj të PD-së, ata që nesër do aspirojnë për të udhëhequr Shqipërinë?! Nuk është ndonjë mister. Basha është një prej tyre, që vuan nga një paaftësi e lindur për t`u vetëfaktorizuar si një personalitet politik. Po pas tij? Po promovohet Arben Ristani. Ose Keltis Kruja.
Këto dy emra ishin dje në një konferencë për shtyp, në mbrojtje të Xhelal Mziut. Çfarë u thonë shqiptarëve këto dy emra?! Sidoqoftë, Ristani e ka një emër, por pa asnjë lloj shkëlqimi, as profesional e as intelektual, e madje me ca bëma të shëmtuara në profilin prej juristi. Teksti i djeshëm që lexoi para medias, ishte i një niveli rural: të ngjante si i hartuar nga ndonjë komunar i zemëruar me ndonjë bashkëfshatar të tij.
Për Keltis Krujën, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se ç`përfaqson si profil. Në krah të tyre ishte Aldo Bumçi, që ashtu siç shumica e emrave në lidershipin e PD-së, nuk ka arritur të rrezatojë diç të yllsishme në politikë. Por sado t`i marrrësh një e nga një, mjafton Basha që është në krye, figura më e diskutuar për nga papërputshmëria mes formimit të tij të cungët në shumë drejtime e galopit të jashtëzakonshëm politik krejt të papërligjur, për ta parë me dyshim një “rilindje” të shpejtë të PD-së.
Nga rubrika e përditshme: Monitorime

vk
Vardi Kardi !
FUTJA TOPIT LART SA TE VIJNE SHOKET.
yll ne formen e m.tit
NJE TUFE HANDIKAPATESH MENDORE ,QE PASOJNE HANDIKAPATIN FIZIK DHE MENDOR NISHANLLIUN E REPUBLIKES.
Ristani dje ishte esell prandaj s dinet me fol. Ai di te flas dhe te bej si i fort kur esht dru. Derisa ta haj drurin pas qafe noj dit.,…
Per te ardhmen e PD-se, vlen thenia e Berishes, “Apres moi, le deluge”, “pas meje, kjameti”. Dhe PD-ne e pret kjameti.
Xurxullin Ristani po promovon saliefendiu
KOPI do te mbahet mend si kerrici qe u be gomar.
Ben Ristani hala nuk ka msu me ec vet mor burr.
Ai ene i pi me qene, ene esell me qene, asht ushtari besnik i Sales, ene nuk bo asnji hap pa direktivat e usta Saliut. Tullum Beno. Ene qesh ka i fije kur del ne televizor, mos rri ngrys sikur te ka vdek shefi mor burr.
Lene se harrova krej.
Gjaki i ri ne PD asht Kac Islami. Tash e mbrapa PD-ja me ne krye Kocin ka me bo namin
Njeri m… tjetri k….
PD nuk ka nevoje per yje te rinj , por ka nevoje per psikiater.
Pritni ca sa të rritet Dasara, ylli i ri i klan Berisha, pastaj ta shihni.