Lëkundje sizmike në Greqi, 4.4 rihter në Elassona, nuk raportohen viktima

Rovena Cerka

Një tjetër tërmet i magnitutës 4.4 rihter ka lëkundur Greqinë këtë të hënë në zonën e Elassonas.

Thellësia fokale, siç raportohet nga Instituti Gjeodinamik, ishte prej 5.2 km ndërsa epiqendra rreth 18 kilometra në jug – jug perëndim të Elassonas.

Vetëm pak ditë më parë, një tërmet i magnitutës 6 rihter godigti të njëjtën zonë.

Lëkundjet e forta në afërsi të qytetit Larisa vazhdojnë prej disa ditësh ku edhe ditën e premte me datë 12 mars ato  vijuan thuajse çdo 5 minuta me nga 5.2 rihter, 3.7, 3.6 dhe 4.0 rihter.

Instituti Gjeodinamik i Greqisë raporton se thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë nga 5 deri në 10 kilometra.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *