Një tjetër tërmet i magnitutës 4.4 rihter ka lëkundur Greqinë këtë të hënë në zonën e Elassonas.
Thellësia fokale, siç raportohet nga Instituti Gjeodinamik, ishte prej 5.2 km ndërsa epiqendra rreth 18 kilometra në jug – jug perëndim të Elassonas.
Vetëm pak ditë më parë, një tërmet i magnitutës 6 rihter godigti të njëjtën zonë.
Lëkundjet e forta në afërsi të qytetit Larisa vazhdojnë prej disa ditësh ku edhe ditën e premte me datë 12 mars ato vijuan thuajse çdo 5 minuta me nga 5.2 rihter, 3.7, 3.6 dhe 4.0 rihter.
Instituti Gjeodinamik i Greqisë raporton se thellësia fokale e lëkundjeve ka qenë nga 5 deri në 10 kilometra.
