Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fshatin Krongj të Finiqit.
Një sipërfaqe toke prej thuajse 20metra katrorë është fundosur duke krijuar një rreth me thellësi thuajse 2 metra ndërsa nën të ka ujë.
Në afërsi të vendngjarjes ndodhet një minierë kripe ndërsa ende nuk ka shkuar një grup ekspertësh për të shpjeguar arsyet e këtij fenomeni.
Punonjës të bashkisë Finiq kanë rrethuar perimetrin duke u siguruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së rrezikshme ndërsa tërheqja e tokës vijon.

Aty duhet qe ata te Gjeodezise te shikojne se mos del Nafte ose gas ,
per shkak te fundosjes se tokes nga ndonje renie presioni gazi nen toke ,
qe mund te kete cfryre diku tjeter
Nuk eshte cudi por germoni per banime te meparshme.
Po i pregatitet “Rilindjes” ne Finiq afer detit te shitur te Epirit.