Çudi natyrore në Finiq. Fundoset toka, ende nuk ka ekspertizë

Rovena Cerka

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në fshatin Krongj të Finiqit.

Një sipërfaqe toke prej thuajse 20metra katrorë është fundosur duke krijuar një rreth me thellësi thuajse 2 metra ndërsa nën të ka ujë.

Në afërsi të vendngjarjes ndodhet një minierë kripe ndërsa ende nuk ka shkuar një grup ekspertësh për të shpjeguar arsyet e këtij fenomeni.

Punonjës të bashkisë Finiq kanë rrethuar perimetrin duke u siguruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së rrezikshme ndërsa tërheqja e tokës vijon.

Share This Article
3 Comments
  • Aty duhet qe ata te Gjeodezise te shikojne se mos del Nafte ose gas ,
    per shkak te fundosjes se tokes nga ndonje renie presioni gazi nen toke ,
    qe mund te kete cfryre diku tjeter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *