Apel për ndalimin e dhunës në protestat e Mianmarit në të cilat shumë qytetarë kanë humbur jetën bëri Papa Françesku.
Papau shpreh se duhet t’i jepet fund “dhunës së përgjakshme. Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them: ndal dhunën. Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t’i ofrojnë shpresë vendit të tyre”.
Në protestat e Mianmarit që nisën më 1 shkurti janë vrarë dhjetra persona. Protestat nisën pasi ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti. Protestuesit kërkojnë lirimin e liderëve të zgjedhur me votë.
