Apel nga Vatikani për ndalimin e protestave të përgjakshme. Papa: Edhe unë gjunjëzohem….

Rovena Cerka

Apel për ndalimin e dhunës në protestat e Mianmarit në të cilat shumë qytetarë kanë humbur jetën bëri Papa Françesku.

Papau shpreh  se duhet t’i jepet fund “dhunës së përgjakshme. Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them: ndal dhunën. Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t’i ofrojnë shpresë vendit të tyre”.

Në protestat e Mianmarit që nisën më 1 shkurti janë vrarë dhjetra persona. Protestat nisën pasi ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti. Protestuesit kërkojnë lirimin e liderëve të zgjedhur me votë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *