Makina përfundon poshtë kamionit, nxirret pas dy orësh, trupi i pajetë i 55-vjeçarit Eduard Grishaj

Rovena Cerka

Eduard Grishaj, 55 vjeç nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë pasi qëndroi disa orë I bllokuar në automjetin e tij i cili u shtyp nga një automjet i tonazhit të lartë.

Mjekë, zjarrëfikës dhe efektivë policie bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës pas rreth 2 orësh përpjekje. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e  “Dajçit” në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.

Mësohet se Grishaj është banues në qytetin e Shkodrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *