Eduard Grishaj, 55 vjeç nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë pasi qëndroi disa orë I bllokuar në automjetin e tij i cili u shtyp nga një automjet i tonazhit të lartë.
Mjekë, zjarrëfikës dhe efektivë policie bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës pas rreth 2 orësh përpjekje. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e “Dajçit” në aksin rrugor Lezhë – Shkodër.
Mësohet se Grishaj është banues në qytetin e Shkodrës.
