Ende pa e marrë detyrën, Albin Kurti u kritikua ashpër nga deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.
Duke komentuar programin e paraqitur nga Kurti, Lekaj tha se nga ‘turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”.
“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askush nuk pashë se si do t’i qasemi.”
Duke e parë edhe si një forcë të majtë, Lekaj e krahasoi programin e Kurtit me manifestin e partisë komuniste.
“89 deputetë i ka pasë Qeveria Mustafa, ne e kemi rrëzu bashkë me 31 deputetë.”
Megjithatë qeveria e re e Albin Kurtit u miratua me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim
c.r / dita
