Miratohet “qeveria Kurti”, kritika të ashpra. Deputeti i AAK ia krahason programin me manifestin e Partisë Komuniste

Rovena Cerka

Ende pa e marrë detyrën, Albin Kurti u kritikua ashpër nga deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj.

Duke komentuar programin e paraqitur nga Kurti, Lekaj tha se nga ‘turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”.

“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askush nuk pashë se si do t’i qasemi.”

Duke e parë edhe si një forcë të majtë, Lekaj e krahasoi programin  e Kurtit me manifestin e partisë komuniste.

“89 deputetë i ka pasë Qeveria Mustafa, ne e kemi rrëzu bashkë me 31 deputetë.”

Megjithatë qeveria e re e Albin Kurtit u miratua me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *