Ekspertët italianë: Koronavirusi mund të zbulohet nga e folura dhe kollitja!

J L

Presidenti i Neosperiencës, Dario Melpignano tha se sistemi i cili zbulon tinguj karakteristikë të sëmundjes së frymëmarrjes, ishte më shumë se 80% i saktë për të zbuluar koronavirusin.

Sipas The Guardian”, projekti u zhvillua me partnerë dhe duke përdorur inteligjencën artificiale të ngulitur në një platformë reje të quajtur Neosperience Health Cloud, e cila tashmë është përdorur për të analizuar rrezet X në gjoks, tha kompania në një deklaratë.

“Është vetëm fillimi i një projekti që ka një potencial të jashtëzakonshëm sepse përpunimi i këtij lloji të të dhënave mund të përdoret në mënyrë efektive si një provë shqyrtimi”, tha Alessandro Nizardo Chailly, shefi ekzekutiv i partnerit të Neosperience Capsula.

Modeli i regjistrimit dhe analizës mund të ndihmojë për të zbuluar dhe diagnostikuar një gamë të gjerë të patogjenëve, shtoi këshilltari shkencor i Capsula, Giuseppe Andreoni.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *