Presidenti i Neosperiencës, Dario Melpignano tha se sistemi i cili zbulon tinguj karakteristikë të sëmundjes së frymëmarrjes, ishte më shumë se 80% i saktë për të zbuluar koronavirusin.
Sipas “The Guardian”, projekti u zhvillua me partnerë dhe duke përdorur inteligjencën artificiale të ngulitur në një platformë reje të quajtur Neosperience Health Cloud, e cila tashmë është përdorur për të analizuar rrezet X në gjoks, tha kompania në një deklaratë.
“Është vetëm fillimi i një projekti që ka një potencial të jashtëzakonshëm sepse përpunimi i këtij lloji të të dhënave mund të përdoret në mënyrë efektive si një provë shqyrtimi”, tha Alessandro Nizardo Chailly, shefi ekzekutiv i partnerit të Neosperience Capsula.
Modeli i regjistrimit dhe analizës mund të ndihmojë për të zbuluar dhe diagnostikuar një gamë të gjerë të patogjenëve, shtoi këshilltari shkencor i Capsula, Giuseppe Andreoni.
j.l./ dita

Italianet qenkan mbrapa
Ne Shqiperi ka shpikur nje ilac ajo Rockonolli qe e zbulon nese ke Covid nga ….pordha lol
Nuk u gdhende o Monda