Një hap më pranë njohjes nga 5 shtetet e Unionit që ende nuk e kanë kryer, Parlamenti Europian miraton raportin për Kosovën, ka jo pak kritika

Rovena Cerka

 

Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon, ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian sot do të miratojë raportin e saj për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Viola von Cramon në një postim në Twitter, po ashtu ka bërë të ditur se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00.

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar nga PE-ja pas këtij votimi, thuhet se “deputetët nënvizojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Deputetët evropianë po ashtu kanë përsëritur edhe thirrjen për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi Komisioni Evropian qëmoti ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Në raport, Kosova kritikohet për mungesë të progresit të duhur në shumë fusha, sidomos në zbatimin e prioriteteve të agjendës së reformave evropiane.

Deputetët shprehën keqardhje për vazhdimin e jo stabilitetit politik dhe u kanë bërë thirrje të gjitha forcave politike në Kosovë që të angazhohen për reformën e sistemit politik, në mënyrë që të përmirësohet qartësia ligjore dhe procesi i formimit të qeverisë.

Po ashtu, kërkohet që Kosova të sigurojë reformën e sistemit gjyqësor në mënyrë që ai të jetë më transparent, efikas dhe pa ndërhyrje politike. Në të njëjtën mënyrë, kërkohet edhe reforma e administratës publike.

Anëtarët e PE-së kanë përsëritur thirrjet që raportet e Kosovës me Serbinë të mbetet prioritet dhe kusht për avancimin e të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Ata kanë kërkuar nga qeveritë e të dyja shteteve që të përmbahen nga çfarëdo veprime që mund të pengojnë krijimin e besimit mes palëve, që do ta vinin në rrezik vazhdimin konstruktiv të dialogut.

 

c.r / dita

Share This Article
4 Comments
  • “Një hap më pranë njohjes nga 5 shtetet e Unionit “- me duket nje titull i egzagjeruar!
    Raporte te tiila qe rrahin ujin ne hava me te njejtin rezultat skandaloz, ka 20 vjet qe i ben Europa. Eficenca dhe serioziteti politik i Europes per te zgjidhur problemet brenda oborrit te vet, nuk varet nga kotesia e raporteve, por nga aftesia per te pasur strategji, rezultate dhe fitore politike.
    Si mundet qe BEja qe kerkon te zgjithe konfliktin permes bisedimeve Kosove- Serbi, ku falimentimi eshte uleritese dhe diskretitues per aftesite dhe seriozitetin e Europes, qe nuk arrin te binde dot as veten dhe anetaret e saj, nderkohe qe Kosoven europjane e njohin qindra shtete jashte kontinentit?!
    Ka Europa nje strategji te qarte politike, qe siguron njohjen e Kosves nga 5 anetaret e saj, pervec shantazhit dhe kotesise te bisedimeve Kosove-Serbi?!

  • Panairi i kotesise europiane.Zoti e ndihmohte europen te behet europa qe duam por sic tregojne bathet jane larg pashket.
    Uluni ne bisedime me greqine me gjysem qipron,me arixhinjte e tjere dhe mos u tallni me kosoven.Nuk u merr njeri seriozisht

  • Kur evropa te beje detyrat e saj sa i perket atyre 5 vendeve, kosova do t’i rikthehet dialogut me Serbine!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *