Gazetarja takoi Ardjan Çapjan, detajet nga biseda mes tyre: Pretendoi për politikanë të përfshirë

Rovena Cerka

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje lidhur me takimin që ajo ka pasur me Ardian Çapjan. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar se Çapja i kishte mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se në atentatet ndaj tij, kishte gisht edhe politika.

Lala tregoi se 53-vjeçari kishte probleme me dorën, të cilën e kishte të paralizuar pas atentatit që iu bë pak kohë më parë.

I kam shkuar në banesë Ardian Çapjas, me leje sigurisht. Pas atentatit. Nuk pranoi të fliste. Tha kam vendosur që të përballem me drejtësinë. Kishte dorën e mpirë/paralizuar nga plumbi që kishte marrë. Hidhte akuza të forta ndaj institucioneve. Thoshte janë të kapur nga bandat, u kam dërguar pamje nga atentateve ndaj meje. Policia të zbardhë masakrën e 2016 për të parë sa politikanë janë përfshirë. Nuk pranoi të fliste. Na priti avokati i tij. Po kontraktohen grupe nga Fushë Kruja. Nëse këto 13 dosje, nuk i kalojnë SPAK do të shkatërrohen në Gjykatë,”-tha Lala.

 

c.r / dita

Share This Article
4 Comments
  • Habi e madhe! Klodiana,Basha,Gazmend Bardhi,Mona,Likja,Kellici,Besian PeshaGjekmarkaj,Marku lista eshte e gjate, jane te gjithe medioker por edhe dinake! Shqiptare!

    • Capja eshte arrestuar kot.
      Gjithe Elbasani e njeh per mire.

      Akuzat jane politike.

      Njesoj arrestuan doktorin e nderuar EDVIN PRIFTI, vetem pse mbante Parate e GRUAS ne cante. Po filluan kshu do na arrestojne te gjithe. Mua te parit qe I kemi parate bashke me gruan nga 1965.

      Capja eshte Disident dhe I persekutuar politikisht. Doren e paralizuar. Probleme ne zemren. Mamin e ka te semure. Ku eshte humanizmi ketu??

  • Eshte e qarte qe nuk eshte vetem Capja, sepse me ke do te luftonte? Ne Elbasanin e krimit ka dore edhe politika lokale. A do te kete force prokuroria te ndjeke me te njejten intensitet kedo?

  • Nuk eshte cudi qe kjo Lala shkon dhe takon Capet te lidhur me PD-ne.Cfare do te thote kjo,se duhet te meshirojme,se ka doren e paralizuar.Kjo gazetare e paguar kerkon te beje diversione per shantazh ndaj organeve ligjzbatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *