Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje lidhur me takimin që ajo ka pasur me Ardian Çapjan. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar se Çapja i kishte mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se në atentatet ndaj tij, kishte gisht edhe politika.
Lala tregoi se 53-vjeçari kishte probleme me dorën, të cilën e kishte të paralizuar pas atentatit që iu bë pak kohë më parë.
“I kam shkuar në banesë Ardian Çapjas, me leje sigurisht. Pas atentatit. Nuk pranoi të fliste. Tha kam vendosur që të përballem me drejtësinë. Kishte dorën e mpirë/paralizuar nga plumbi që kishte marrë. Hidhte akuza të forta ndaj institucioneve. Thoshte janë të kapur nga bandat, u kam dërguar pamje nga atentateve ndaj meje. Policia të zbardhë masakrën e 2016 për të parë sa politikanë janë përfshirë. Nuk pranoi të fliste. Na priti avokati i tij. Po kontraktohen grupe nga Fushë Kruja. Nëse këto 13 dosje, nuk i kalojnë SPAK do të shkatërrohen në Gjykatë,”-tha Lala.
c.r / dita

Habi e madhe! Klodiana,Basha,Gazmend Bardhi,Mona,Likja,Kellici,Besian PeshaGjekmarkaj,Marku lista eshte e gjate, jane te gjithe medioker por edhe dinake! Shqiptare!
Capja eshte arrestuar kot.
Gjithe Elbasani e njeh per mire.
Akuzat jane politike.
Njesoj arrestuan doktorin e nderuar EDVIN PRIFTI, vetem pse mbante Parate e GRUAS ne cante. Po filluan kshu do na arrestojne te gjithe. Mua te parit qe I kemi parate bashke me gruan nga 1965.
Capja eshte Disident dhe I persekutuar politikisht. Doren e paralizuar. Probleme ne zemren. Mamin e ka te semure. Ku eshte humanizmi ketu??
Eshte e qarte qe nuk eshte vetem Capja, sepse me ke do te luftonte? Ne Elbasanin e krimit ka dore edhe politika lokale. A do te kete force prokuroria te ndjeke me te njejten intensitet kedo?
Nuk eshte cudi qe kjo Lala shkon dhe takon Capet te lidhur me PD-ne.Cfare do te thote kjo,se duhet te meshirojme,se ka doren e paralizuar.Kjo gazetare e paguar kerkon te beje diversione per shantazh ndaj organeve ligjzbatuese.