Kreu i Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi.
Basha është pyetur rreth risive që pritet të sjell qeveria e tij nëse arrin të vijë në pushtet.
Basha është ndalur edhe tek propozimi i tij për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate.
Sipas Bashës ky shembull është marrë nga SHBA që është demokracia më e fortë në botë.
Kreu i opozitës argumenton se nëse një kryeministri nuk arrin të realizojë planet e tij në 8 vite, nuk i realizon dot më.
“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës. SHBA e ka kështu dh duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj”, tha ai.
j.l./ dita

Në SHBA kufizimi 8 vite vlen për postin e presidentit jo të kryeministrit. Në fakt nuk kam dëgjuar që të ketë kufizime të tilla për kryeministrin në ndonjë vend perëndimor.
Angela Merkel e Gjermanisë udhëheq vendin e saj si kryeministre për 16 vjet me radhë
Problemi eshte se nuk fiton dot. Keshtu qe do te ngelet enderr ne sirtar.
Ka lindur kryeminister ky yll ne ngjitje??????????
Fli, fli se gjumi te rrit.
O idiot, nuk te jep kush votat ty more bashe, mjaft ke vjedhur, konsumoj nje here ato te vjedhurat nga ti dhe jot shoqe tek vefa, pastaj kerko votat.